Guti i dyzuar për të ardhmen e tij
Mesfushori i Besiktasit, Guti ka thënë se ka tri opsione për sezonin e ardhshëm – Los Angeles, Nju Jork ose të mbetet në Stamboll me ekipin e tij aktual. “Këto janë destinacionet e mia për sezonin e ardhshëm. Nuk kam vendosur ende asgjë, por brenda muajit gjithçka do të jetë e qartë”, shkruan mesfushori spanjoll në llogarinë e tij të rrjetit social Tuiter. 34 vjeçari kaloi në Turqi gjatë verës së vitit të kaluar, pasi kaloi 15 vjet në “Santiago Bernabeu”, ku zhvilloi rreth 400 ndeshje.