Rosela Gjylbegu: Festivali i Kenges per Femije, amaneti i tim ati Izaura Ndoj
Shkodra, djepi i traditave kulturore, ka prezantuar mbreme Festivalin e 50-te Mbarekombetar te Kenges per Femije. Ne gare jane 24 kenge te reja, te cilat do te gershetohen me 40 kenge te perzgjedhura nga festivalet ne vite. E vecanta e ketij edicioni qendron ne faktin se te tre netet e konkurrimit te festivalit, 4-5-6 korrik, do te zhvillohen ne mjediset e rruges pedonale ne qender te qytetit. Festivali, i cili do te kete per prezantues nje dyshe artistesh shkodrane, kengetaren Rosela Gjylbegu dhe humoristin Julian Deda, do te vije ndryshe ne kete Jubile. E pyetur mbi pjesemarrjen e saj ne kete festival, Rosela Gjylbegu rrefen per "Koha Jone" se pjesemarrja e saj ne kete Festival eshte shume e vecante, ka qene deshira e babait te saj qe te jete pjese e ketij evenimenti. "Per mua, Festivali Mbarekombetar i Kenges per Femije eshte i vecante pasi i dedikohet pa diskutim babit tim. Ka qene deshira e tij qe une te isha pjese e ketij festivali". Me tej, Rosela tregon se eshte eksperienca e dyte qe prezanton kete festival, dhe per me teper kete here do te jete perkrah humoristit Julian Deda. Nderkohe, gjate nje konference per shtyp, duke e konsideruar si nje nga ngjarjet me te rendesishme artistike te qytetit te Shkodres, aq me teper qe kemi te bejme me edicionin e 50-te ne historine e ketij festivali, nenkryetari i Bashkise se Shkodres, Ridvan Troshani, beri te ditur se nga ana organizative gjithcka eshte gati. Organizimi kete radhe i festivalit ne qender te qytetit te Shkodres, prane rruges pedonale "Kol Idromeno", per Troshanin perben nje risi ne vetvete, cka e ben dhe me te vecante ate, duke e ofruar edhe me teper publikun. Sipas tij, ne nje perfomance absolutisht magjepse, pedonalja e Shkodres do te kthehet ne nje amfiteater kulturor, ku do performojne femijet me te mire shqiptare te perzgjedhur nga te gjitha trevat shqiptare. Nderkohe, drejtuesi artistik i festivalit, Kujtim Alija, evidentoi si nje tjeter te vecante po aq te rendesishme te ketij edicioni, skenografine, qe ashtu si edhe gjate gjithe periudhes se viteve te fundit, eshte pergatitur nga Adnan Kastrati. Ne lidhje me gjeografine e ketij festivali, Alija nenvizon se ajo do te jete shume e pasur, duke perfshire te gjitha autoret, kompozitoret dhe interpretuesit e te gjithe trevave shqipfolese, te cilat, sipas informacionit, do te prezantohen me nje performance shume cilesore. Festivali, organizohet nga Bashkia e Shkodres, me mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Radio Televizionit Shqiptar, duke qene nen kujdestarine personale te Kryetares se Kuvendit, zonjes Jozefina Topalli.