E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Basha, mesazhe Obames dhe Gray per Diten e Pavaresise ne SHBA

Kryeministri Sali Berisha uroi dje Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama, me rastin e 4 korrikut, Dites se Pavaresise se SHBA. "I dashur Zoti President. Kam nderin dhe kenaqesine e vecante, qe, me rastin e 4 korrikut, Dites se madhe te Pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mikut me te madh e strategjik te Shqiperise e kombit shqiptar, t'Ju percjell, ne emrin tim, te qeverise shqiptare dhe te te gjithe qytetareve te vendit tim, pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te ngrohta e miqesore per lartesimin e metejshem te vendit e kombit Tuaj te madh, udheheqes dhe simbol i lirise e demokracise per te gjithe popujt e njerezit e lire anembane globit", - shkruan ne mesazhin e tij kreu i qeverise. Ne emer te gjithe shqiptareve, Berisha i shprehu Presidentit Obama mbeshtetjen e pacmuar, kontributin e jashtezakonshem dhe ndihmen bujare e SHBA-ve. "Ndaj deshiroj te shfrytezoj kete rast per t'Ju shprehur Juve personalisht, qeverise se SHBA-ve, Senatit dhe Kongresit Amerikan dhe kombit Tuaj te madh e mik te shqiptareve, falenderimet e mia me te perzemerta dhe mirenjohjen me te thelle dhe ne emer te shqiptareve, per te gjithe ndihmen dhe mbeshtetjen e pacmuar", - vijoi Berisha. Nga ana tjeter, edhe Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i nisi nje mesazh urimi, Kryetarit te Bashkise se Uashington DC, me rastin e festes se Pavaresise. "I dashur Kryetar i Bashkise, Vincent Gray. Me nje kenaqesi te vecante, dua t'Ju percjell ne emrin tim dhe te te gjithe qytetareve te Tiranes, pershendetjet me te perzemerta ne kete dite te madhe te Pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, aleatit me te madh qe kombi shqiptar ka njohur ne tere historine e tij", - shkruan Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›