Statusin, Sequi: Tani duhet me leviz Rozeta Rapushi
Shqiperia ka ende shanse per marrjen e nje vleresimi pozitiv per statusin e vendit kandidat, ndaj forcat politike, duhet te permbyllin reformat e kerkuara nga Komisioni Europian. Ky ishte thelbi i takimit konsultativ mes Shqiperise dhe Komisionit Europian per ecurine e zbatimit te prioriteteve 6-12 te Planit te Veprimit. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se Plani i Veprimit nuk mund te konsiderohet as i deshtuar, as i pasuksesshem, sepse pjesa me e madhe e detyrimeve qe dikton ai, eshte zbatuar. "Ne cilesine e Ministrit te Integrimit qe ka koordinuar procesin e planit te veprimit, duhet te them se ushtrimi i ketij Plani nuk eshte i deshtuar, as i pasuksesshem, pasi detyrimet qe i jane dorezuar Shqiperise, jane detyrime qe ne pjesen me te mire te tyre, jane zbatuar", - theksoi Bregu. Por, sipas saj, eshte teper e rendesishme qe te heqjet imuniteti i zyrtareve te larte dhe te realizohet reforma zgjedhore, ceshtje keto qe, sipas saj, mund te trajtohen paralelisht pa penguar njera-tjetren, mjafton qe forcat politike te gjejne vullnetin e duhur politik. "Duhet te perseris ftesen publike qe Partia Demokratike dhe kjo mazhorance i ka bere Partise Socialiste qe te dorezojne se bashku ne Byrone Parlamentare, brenda ketij sesioni, kerkesen per te perfshire ne kalendarin e punimeve plenare ceshtjen e imunitetit te zyrtareve te larte. Nuk ka asnje pengese, e cila do te na vononte ne qe jemi ne parlament, per te trajtuar ceshtjen e heqjes se imunitetit, pasi mazhoranca eshte e gatshme te votoje cilindo version qe opozita e sheh si te arsyeshem, qofte me ndryshime ligjore, qofte kushtetuese", - theksoi Bregu. Ndersa Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, Etore Sequi, i pranishem ne kete takim tha se Shqiperia duhet te shenoje progres ne zbatimin e nje mase te madhe te reformave, ne menyre qe t'i mundesoje Komisionit Europian, ta rekomandoje ate per statusin e kandidatit ne tetor. "Ju e dini fokusin qe KE vazhdon t'i jape marreveshjes politike te nentorit, dhe ju e dini qe plotesimi i reformes zgjedhore dhe parlamentare, mbeten akoma jetesore, por kjo nuk do te thote qe ne do te humbim vemendjen ndaj prioriteteve te tjera nga 6 deri ne 12. Nje rekomandim pozitiv per statusin e kandidatit, eshte akoma i mundshem per Shqiperine, por koha eshte e shkurter dhe vullneti i forte politik nga te gjitha palet eshte esencial qe Shqiperia te ece perpara drejt BE-se", - beri te qarte Sequi. Sipas tij, Shqiperia mund t'ia dale ndaj nderkombetaret do te vijojne te mbeshtesin dhe te japin asistence ne realizimin e detyrave te lena. Diplomati permendi faktin se "te gjitha forcat politike te punojne per 12 prioritetet kyce duke dhene rezultatet e shumepritura perpara se Komisioni Europian te publikoje progresin e raportit ne vjeshte". Duke e mbyllur fjalen e tij me nje fraze ne gjuhen shqipe: "tani, duhet me leviz".
Korrupsioni
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u shpreh dje se ne luften kunder korrupsionit, eshte ndertuar nje sistem qe do te vije duke u permiresuar dhe rifreskuar, ate qe Komisioni Europian e ka kerkuar ne gjuhen e track rekord-it dhe te dhenat e para te vitit 2012. Por, sipas saj, me e rendesishme eshte deshmia e vullnetit politik per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte.
Bregu: Vullnet per te realizuar ligjin e ri te zgjedhjeve
Thirrjet per realizimin e Reformes Zgjedhore vazhdojne te rriten me ezaurimin dite pas dite te afatit te lene nga Kuvendit, 12 korrik. Ne kete kuader, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, iu shtua dje zerave apelues per forcat politike dhe ekspertet e tyre, qe te rinisin nga puna dhe te mbyllin reformen zgjedhore. "Per Reformen Zgjedhore, shpresoj te kete zhvillime ne oret dhe ditet ne vazhdim, sepse eshte nje ceshtje shume e rendesishme, jo vetem sepse eshte nje nga prioritetet e Planit te Veprimit, por edhe sepse sjell ne nje atmosfere te perbashket mirekuptimi dhe mirebesimi forcat politike", - u shpreh dje Bregu. Ajo permendi gjithashtu se nuk gjen arsye se perse heqja e imunitetit duhet te konsiderohet si nje ceshtje qe terhiqet zvarre derisa te permbyllet komisioni i reformes zgjedhore. "Per mua jane dy ceshtje dhe detyrime qe mund te qendrojne shume mire se bashku, sepse Komisioni i reformes zgjedhore nuk e mbyt klimen bashkepunuese per heqjen e imunitetit, sikurse nga ana tjeter, heqja e imunitetit, ndodh apo nuk ndodh para permbylljes se komisionit te reformes zgjedhore, nuk e pengon kete te fundit te vazhdoje punen", - tha Bregu.