Rama hakmerret ndaj bojkotuesve te FRESSH
Perplasjet ne strukturat e larta drejtuese te FRESSH kane precipituar ne shkarkimin jashte cdo norme statusore te kreut te kesaj organizate ne Kavaje, Elton Derijaj. Ne nje mbledhje me dyer te mbyllura te organizuar dhe dirigjuar nga sekretari i PS-se per Rinine, Erjon Veliaj, me pjesemarrjen e kryetarit lokal ne Kavaje dhe disa te rinjve, por pa pranine e vete Derijajt eshte vendosur shkarkimi i ketij te fundit. Sipas kreut lokal te FRESSH, ky vendim bie ndesh me procedurat statutore, pasi kreu i organizates eshte zgjedhur me vote te drejtperdrejte ne mbledhjen e dates 25 maj te konferences se rrethit te ketij forumi. "Ne kete mbledhje nuk kam qene i ftuar, di qe ka ardhur Erion Veliaj dhe me kan komunikuar vendimin per shkarkimin qe eshte nje shkelje e hapur. Pasi nuk mund te shkarkohen dhe emerohen njerez ne nje forum ku zgjidhesh me vota", - u shpreh Derijaj. Vendimi per shkarkimin e tij do te ishte ne perputhje me statutin, vetem ne rast te nje mocioni zyrtar, i cili edhe ai duhet te votohet ne konferencen qe ka zgjedhur kreun lokal te FRESSH. Derijaj thote se nje vendim i tille eshte i parregullt dhe ai nuk do ta njohe. "Une kete vendim nuk e njoh fare. Njerez te paautorizuar dhe te pamandatuar, nuk mund te thone qe je i shkarkuar, apo s'je i shkarkuar", - thote ai. Derijaj shton se ne zgjedhjet e zhvilluara per FRESSH-in e Kavajes, ai ka fituar bindshem dhe nuk mund te shkarkohet ne kete menyre. "Konferenca e FRESSH-it te Kavajes ishte me rreth 400 delegate dhe une kam fituar me 70 per qind te votave", - thote ai. Hakmarrja e kreut te PS dhe Sekretarit per Rinine ne PS ka te beje me kundershtimin qe iu be atyre ne mbledhjen e pak diteve me pare te Asamblese Kombetare te FRESSH, ku pati debate ne lidhje me zgjedhjen e drejtuesve te forumeve, pas zgjedhjes se kryetares Elisa Spiropali. "Eshte pyetur Erion Veliaj se perse ne mbledhje nuk ndodhej kryetarja, Spiropali. Ai ka heshtur dhe ka thene per mua qe eshte i shkarkuar dhe motivacioni ka qene qe je larguar dhe ke bojkotuar mbledhjen e Asamblese Kombetare te FRESSH", - thote Derijaj. Ne kete mbledhje, pjese e personave qe nuk pranuan emerimin e delegateve ka qene dhe kreu i FRESSH-it te Kavajes, por edhe krere te tjere qe ndoshta i pret i njejti fat.
Debati per Asamblene e FRESSH
Debatet ne Forumin Rinor Eurosocialist te Shqiperise nisen pas zgjedhjes se kreut te forumit dhe nisjen e procedurave per zgjedhjen e drejtuesve te strukturave organizative. Ne takimin e zhvilluar disa jave me pare, nje pjese e drejtuesve te FRESSH dhe kryetarja e Forumit kundershtuan listen e anetareve te Asamblese Kombetare te FRESSH qe ishte propozuar nga ana e Sekretarit per Rinine, Erjon Veliaj. Kjo gje ka bere qe te zhvillohen debate te ashpra ne mbledhje dhe per pasoje, Elisa Spiropali dhe nje grup drejtuesish te degeve te FRESSH, te largohen nga mbledhja. Shkarkimi de juro i kreut te forumit ne Kavaje, pritet te pasoje me largime te tjera ne rrethe.