E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imuniteteve, Berisha-Rames: S'te lene miliarderet ne PS Rozeta Rapushi



Qeveria nderhyn ne ligjet per kontrollin e pasurive dhe parandalimin e konfliktit te interesave per te ashpersuar masat e kontrollit ndaj zyrtareve dhe luften ndaj korrupsionit. Ne kete kuader, kreu i qeverise, Sali Berisha, gjeti rastin t'i beje edhe nje here thirrje nga mbledhja e djeshme e qeverise kundershtarit te tij ne opozite, Edi Rama, qe te bashkepunoje per kufizimin e imunitetit, duke e ftuar ate, te mos degjoje me keshillin e miliardereve te partise se tij, por zerin e socialisteve. "Une e ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama, i cili eshte percaktuar ne menyren me te perseritur keto muajt e fundit, te mos degjoje me keshillin e miliardereve te partise, por zerin e socialisteve te thjeshte, te mos degjoje me nenkryetarin ne hije te PS qe mbron pasurite e tij dhe aspak interesat e qytetareve shqiptare. Pasurite e tij le t'i mbroje ne menyre ligjore, por jo me imunitetin e te tjereve. Te beje zgjidhjen zoti Rama, midis imunitetit te Tom Doshit dhe interesave te ngushta te socialistit qe ka 20 vjet qe e voton dhe robtohet pas tij dhe qe eshte jo nje, por qindra-mijera", - tha Berisha. Sipas tij, keshilli i miliardereve ne PS, jane vendimmarresit kryesore ne kete parti, fabrika e mashtrimit. Berisha beri thirrje qe Rama te mos dale nga tribuna ne tribune, te vajtoje e ligjeroje per varferine, sepse korrupsioni eshte faktori kryesor ne nje vend te lire qe nxit varferine. Kryeministri tha se Rama vete nuk ka imunitet, por nuk e le keshilli i miliardereve te votoje per heqjen e imunitetit. "Ata jane vendimmarresit me kryesore ne PS. Jane fabrika e mendimit, apo mashtrimit qe i mban pas vetes. Ata jane per te blere klikime. E moret vesh se cka ndodhur? Ata blejne klikime. 3 euro per 1 mije klikime. Po pse, per kete duhen ata? Paska nje qender qe shiska klikime dhe keshtu u na be dhe kryebashkiaku me i votuar. Po te fusesh 1 mije euro, del pastaj si me i votuari, por ja qe s'donin shqiptaret ashtu", - vijoi kryeministri. Ai shpjegoi se nderhyrjet ne ligjin ekzistues per deklarimin e pasurise behen per te thelluar dhe zgjeruar spektrin e veprimit te tij, ne luften kunder korrupsionit dhe mbrojtjen e standardeve etike te zyrtareve te larte. Ndryshime keto te kerkuara nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), per zgjerimin e rrethit te personave qe do te kontrollohen. "Do te zgjerohet rrethi i personave te cilet do te mbikeqyren sipas ligjit, per pasurite e tyre, per te verifikuar ne se ka rrjedhje apo prurje ne keto pasuri nga njerezit e tyre me pushtet. Edhe ky ligj e ben shume me transparente administraten publike. Ligjet i japin institucionit te kontrollit dhe deklarimit te pasurive kompetenca te reja dhe une mendoj se me keto ligje vendoset nje nga standardet me te mira qe ekziston ne fushen e konfliktit te interesit dhe te kontrollit te pasurive", - u shpreh kryeministri. Por sipas tij, keto masa nuk mund te zevendesojne kurre ligjin per heqjen e imunitetit. "Eshte ligji i Shqiperise pa imunitete, eshte ligji qe barazon kryeministrin, ministrin, presidentin, kryegjykatesin, gjykatesin me qytetarin e thjeshte, ligji qe i shton barazi dhe civilitet me shume se cdo ligj tjeter, qeverise shqiptare", - theksoi Berisha.

Rama: PS ka votuar per heqjen e cdo imuniteti

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje ne lidhje me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha ku akuzoi opoziten se po pengon miratimin e ligjit per heqjen e imunitetit. Rama ka theksuar se opozita dhe deputetet e saj kane votuar per heqjen e cdo imuniteti qe eshte kerkuar nga drejtesia. "Keshilli i miliardereve ne PS s'do heqjen e imunitetit vijon KM!Ligesi e gjalle, PS ka votuar cdo heqje imuniteti unanimisht, edhe per veten. KM pergojon ligesisht deputetet e PS!Heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi? Genjeshter! Tom Doshi eshte pa imunitet, me voten e tij e tonen!", - shkruan Rama ne rrjetin social "Twitter". Kreu i PS-se u eshte pergjigjur dhe akuzave per deputetet qe merren me biznese ne seline roze. "Dhe me e rendesishmja: Ne PS ka disa biznesmene qe jane deputete, ne PD ka nje Kryeminister dhe ministra qe bejne biznes! Ky eshte dallimi kuptimplote!", - u shpreh dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›