Rosela, fanse e Ritës?

Rosela Glylbegu jeton mes dy botëve, asaj pa kufi të muzikës dhe administratës së ftohtë së Kuvendit. Por gjithmonë e gjen një shteg për të jetuar plot pasion jetën e saj prej artisteje.
Bashkë me këngëtarët e tjerë të njohur ajo këndoi në shesh për 100 vjetorin e Pavarësisë, ku kishte rastin te takoje edhe kengetaren e famshme, Rita Ora.
Duke folur per mediat shqiptare, ajo shprehu pershtypjet qe ajo i la: "Rita ishte e jashtëzakonshme. Mund të them se u ndjeva aq e nderuar, që isha pjesë e një koncerti aq mbreslënës për 100-vjetorin e Pavarësisë, dhe sigurisht që pata një kënaqësi të veçantë të këndoja në të njëjtën skenë, ku më pas performoi krenaria jonë Rita Ora. Isha e emocionuar, e shijova performancën e saj si një fanse e vërtetë".
Rosela pranoi se do e kishte dëshiruar një duet me të: "Pa diskutim që do bëja një duet me të, pasi do e kisha për nder". /Indeksonline/