E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roshi: Janë ulur rastet e të sëmurëve nga vapa

Pavarësisht temperaturave të larta, ditët e fundit numri i të sëmurve për shkak të vapës është 5-10 për qind më i ulët se një vit më parë. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi në një deklaratë për shtyp u shpreh se situata epidemologjike është në numrin e pritshëm të rasteve.
Mosha më e prekur sipas Kreut të ISHP-së, janë fëmijët kryesisht të moshës 1- 14 vjeç. Ekipi mjekësor sipas Roshit ka marrë udhëzim që të jetë në dispozicion dhe të ndihmojnë të gjithë qytetarët të cilët paraqiten për të marrë ndihmë .
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›