E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosi fiton edhe në Malajzi, la pas Dani Pedrozën

Nga Altin Latifi
Një tjetër fitore për italianin Valentino Rosi, që triumfon edhe në Cmimin e Madh të Malajzisë. Për pilotin e Jamahas ishte fitorja e nëntë sezonale, duke treguar se Botërori është dominuar totalisht prej tij. 

Valentino Rosi nuk di të ndalet, duke fituar edhe Çmimin e Madh të Malajzisë. Për kampionin e botës është fitorja e nëntë për këtë sezon, që është dominuar nga fillimi në fund prej tij, duke lënë pas spanjollin Dani Pedroza. Gara e parafundit në kalendar dha edhe verdiktet e tjera përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm. Kështu, Kejsi Stoner zuri përfundimisht vendin e dytë, me 255 pikë, kundrejt 229 të rivalit të tij Pedroza.
Megjithëse u rendit në vendin e gjashtë, piloti australian i Dukatit mundi të sigurojë edhe matematikisht titullin e nënkampionit. Vendi i tretë në Sepang i takoi italianit të Hondës Andrea Doviciozo, ndërsa menjëherë pas tij u rendit ish-kampioni i botës Niki Hejdën.
(a.s/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›