E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozisë i vjedhin llogarinë bankare

 

PARIS-Disa here kemi degjuar per persona te cilet vjedhin para nga llogarite bankare te te tjereve, por kesaj here viktime ka qene Presidenti i Frances, Nikolas Sarkozi. Hajdutet kane arritur te sigurojne numrin e tij te llogarise, dhe me pas kane terhequr para nga shuma e kreut te Elizeut. Ishte pikerisht gazeta "Journal du Dimanche" qe beri publik lajmin, ndersa autoritetet kane nisur hetimet per incidentet, por deri me tani nuk kanë arrestuar askënd. Zyra e presidentit Francez, konfirmoi se Sarkozy ka bërë ankesë muajin e kaluar lidhur me vjedhjet, që sipas burimeve të gazetës përfshijnë shuma të vogla të parave. Mosarrestimi i krimineleve ben të ditur gazeta, do te thote se hajdutet nuk kane qene amatore.

(d.b/News24BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›