“Daily Mail”, alarmi i resë vullkanike i rremë
BRITANI- Pamjet satelitore tregojnë se ndalimi i fluturimeve në Britaninë e Madhe ka qenë një alarm i rremë dhe se reja vullkanike nuk ndodhej në të gjithë territorin e këtij vendi, ndërsa aty ku ka ekzistuar ka qenë aq e shpërndarë sa që nuk ka paraqitur asnjë lloj rreziku, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.
Dendësia maksimale e reve ka qenë vetëm 5% nga dendësia që shkencëtarët, qeveritë dhe prodhuesit e aeroplanëve e motorëve kanë përcaktuar si kritike, shkruan gazeta.
Vendimin për ndalimin e fluturimeve Shërbimi Kombëtar Britanik për kontrollin e shërbimit të avionëve e ka bazuar mbi modelet kompjuterike të shërbimit kombëtar meteorologjik, sipas të cilave reja e hirit lëviz në jug të vullkanit islandez për shkak të aktivizimit të të cilit, në 14 prill qarkullimi i avionëve në pjesën më të madhe të Europës u bllokua për 1 javë.
Këto modele duhet ti testonte aeroplani kryesor i shërbimeve meteorologjike për grumbullimin e të dhënave, por ai nuk arriti që të fluturojë deri të martën, kur ndalimi ishte hequr, sepse deri atëherë ai ishte për lyerje, shtoi gazeta britanike.
(m.a/News24/BalkanWeb)