Roskoveci në shesh: Gjeni vrasësin e deputetit tonë
Vrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, dhe mosgjetja e autorëve të kësaj vrasjeje edhe gjashtë muaj më pas ka hedhur banorët e vendlindjes së deputetit në protesta.
Komuniteti i qytezës së Roskovecit dhe i rrethinave të saj ka dalë paraditen e së dielës në protestë. Një afishe e vendosur në qendër të qytezës, ku kalon edhe rruga kombëtare Fier-Berat, ka qenë vendi ku me dhjetëra banorë të Roskovecit, Kumanit, Kurjanit, Marinzës, Sheqishtes, Patosit, Fierit etj., janë mbledhur për të protestuar. Me pankarta nëpër duar, ata kanë kërkuar zbardhje të shpejtë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 2 majit.
Një fotografi me përmasa të mëdha e deputetit të vrarë ka qenë sfondi i podiumit të ngritur për oratorët që morën fjalën në këtë tubim. Pikërisht atje ku u kryen edhe homazhet e fundit ditën e ceremonisë mortore, është zhvilluar edhe protesta e së dielës.
Mes protestuesve kanë qenë edhe familjarët e deputetit të vrarë, si dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të degës së Fierit.
Djali i deputetit të vrarë, Anduel Xhindi, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë, pasi ka falënderuar bashkëqytetarët e tij për mbështetjen dhe kërkesën e bërë së fundmi për zbardhjen e ngjarjes ka bërë apelin e tij në emër të të gjithë familjarëve: "Ju falënderoj për kërkesën tuaj të pandërprerë për zbardhjen e vrasjes së babait tim, të bashkëqytetarit tuaj, të deputetit Fatmir Xhindi. Sot, ne protestojmë për zbardhjen e së vërtetës, për drejtësinë, për një jetë më të sigurt për të gjithë, në një vend anëtarë të NATO-s, në një vend që ka trokitur në derën e BE-së", ka nisur fjalën e tij djali i madh i deputetit të vrarë.
Më tej, Anduel Xhindi ka vijuar, duke thënë se: "Sot vrasja e Fatmirit nuk është një problem vetëm i familjes dhe i rrethit të të njohurve. Siç shihet, vrasja e tij është një çështje e të gjithë komunitetit dhe zonës së Roskovecit, por edhe më gjerë. Për gjashtë muaj, shteti shqiptar, me dashje apo me paaftësi, e la të kyçur këtë krim në errësirën e natës së 2 majit. Për sa kohë ky krim do të mbetet i pazbardhur, ai nuk do të jetë vetëm pengu i madh i familjes, por do të mbajë të rënduar moralisht shoqërinë. Do të ngarkoj me përgjegjësi politikën shqiptare. Do të mbetet një akuzë e hapur për shtetin dhe pushtetarët aktualë shqiptarë".
Në emër të të gjithë familjes, Anduel Xhindi u ka bërë thirrje institucioneve më të larta të shtetit, Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për të ushtruar përgjegjësitë e tyre maksimale në funksion të zbardhjes së kësaj ngjarje. "Shteti duhet të bëjë maksimalen për zbardhjen e vrasjes, duke angazhuar edhe ekspertët ndërkombëtarë", ka përfunduar Anduel Xhindi.
Në këtë protestë, apel kanë bërë edhe banorë të ndryshëm, si nga Roskoveci edhe nga Kurjani, ku Fatmir Xhindi lindi dhe jetoi deri në orët e fundit të jetës.
Në emër të PS-së së Fierit kanë bërë apelin e tyre sekretari organizativ i kësaj dege dhe disa deputetë, si Armando Subashi e Pirro Lutaj. Ky i fundit ka folur me tone mjaft të ashpra për autoritetet më të larta shtetërore, ndërkohë që ka akuzuar policinë shqiptare si një segment në duart e pushtetit, që mbron vetëm interesat e familjes kryeministrore.
Më pas, protestuesit dhe qindra banorë të qytezës së Roskovecit dhe të rrethinave të tij kanë firmosur një peticion drejtuar kryeprokurores dhe Presidentit të vendit, për të gjetur sa më shpejt vrasësin e deputetit Fatmir Xhindi.
Deputeti i Partisë Socialiste për zonën e Roskovecit, Fatmir Xhindi, u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare më 2 maj të këtij viti, kur u qëllua me armë pas shpine, në derën e shtëpisë së tij në Roskovec.