E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi kerkon fitore edhe ne Valencia

Piloti italian edhe pse e ka fituar kampionatin e ketij viti ne Moto GP, kerkon ta mbylle sezonin me fitore ne garen e fundit qe do zhvillohet ne Valencia.

Valentino Rossi nuk njeh kufij pasi ai gjen stimuj per te fituar cdo gare, duke mos pasur aspak meshire per kundershtaret e tij, ashtu si demi ne piste nuk gjen paqe edhe kur e ka shtrire torreadorin.

Piloti italian edhe pse e ka fituar kampionatin e ketij viti ne Moto GP, kerkon ta mbylle sezonin me fitore ne garen e fundit qe do zhvillohet ne Valencia. Pas triumfit te padiskutuar ne Sepang, “Doktori” po pergatitet per t’u vene ne ndjekje te fitores se 10-te ne kete sezon.

“Dua ta mbyll kete sezon me fitore edhe pse me kete piste nuk kam asnje hak per te marre. Ne vitin 2006 u rrezova duke humbur titullin kampion, ndersa nje vit me pare pesova frakture duke humbur edhe vendin e dyte ne klasifikim. Ne Valencia fitova qe ne sezonin e pare me Yamaha-n dhe do me pelqente ta perserisja nje gje te tille”, shprehet piloti 8 here kampion bote.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›