Milano, Adriano ne fushe, hajdutet ne shtepi

Ne momentin qe ai po mahniste stadiumin “San Siro” me asistet dhe lojen e shkelqyer, shtepia e tij ishte ne doren e hajduteve. E shtuna nuk ka qene e gjitha per Adrianon, i cili zhvilloi nje ndeshje te shkelqyer kunder Bolonjes, por shtepia e tij eshte vjedhur nga njerez ende te paidentifikuar qe kane marre disa nga gjerat me me vlere.
Hajdutet kane perfituar nga mungesa e “perandorit”, duke i rrembyer kasaforten dhe duke shkaterruar sistemin e sigurise. Ne kasaforte ndodheshin disa sende personale dhe objekte me vlere te sulmuesit brazilian. Menjehere, Adriano ka denoncuar vjedhjen. Policia po heton imtesisht per kete ngjarje, duke studiuar kamerat e sigurise qe mendohet se kane rregjistruar nje pjese te madhe te ngjarjes.
Kjo nuk eshte hera e pare qe shtepite e futbollisteve grabiten gjate orarit te ndeshjeve pasi ne Angli rreth dy vjet me pare, shtepia e portierit Reina ka pasur te njejtin fat ne momentin qe spanjolli ndodhej ne fushe per nje ndeshje te Champions League me skuadren e Liverpool.