E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosso come una sposa, promovim në Torino

Në bibliotekën Italo Calvino, në Lungo Dora Agrigento 94, në Torino do të prezantohet libri 'Rosso come una sposa' i autores Shqiptare Anilda Ibrahimi. Prezantimi i librit do të bëhet nesër në kuadër të projektit 'Via Egnatia. Passaggio a Est'. I ideuar dhe realizuar nga Shoqata Vatra, projekti parashikon krijimin e seksioneve me libra në gjuhën shqipe në të katërmbëdhjetë bibliotekat e qytetit të Torinos. Rreth 110 tituj të autorëve më të mirë të letërsisë dhe publicistikës klasike Shqipe si: Naim Frasheri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, etj, por edhe të autorëve bashkëkohorë si Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Spanjolli, Dones, Hatibi e Ahmeti do të jenë të pranishëm në raftet dhe sallat e leximit të bibliotekave të Torinos. Ky fond, i përbërë nga mbi 1200 libra, është edhe një vitrinat më të mëdha të librit në gjuhën shqipe jashtë territoreve të banuara nga shqiptarët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›