E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria merr ftesën zyrtare të anëtarësimit në NATO

Scheffer letër Bashës: Ju ftoj të aderoni në NATO             
Sekretari i Përgjithshëm i NATO- s, Jaap de Hoop Scheffer, nëpërmjet një letre drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha, fton qeverinë shqiptare të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Nëpërmjet këtij dokumenti, Shqipëria ka marrë ftesën zyrtare të anëtarësimit të saj në NATO. Jam i lumtur tju informoj se të gjitha palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e Protokolleve të Aderimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel më 9 Korrik 2008. Protokollet kanë hyrë në fuqi, shkruhet ndër të tjera në letrën e sekretarit të përgjithshëm, drejtuar ministrit Basha. Ndër të tjera në letër thuhet se, në përputhje me nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Shqipërisë do të bëhet Palë në këtë Traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë komunikim, Scheffer e ka bërë në emër të të gjitha palëve dhe në fund të letrës së tij, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Basha, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Scheffer, shpreh kënaqësinë në emër të të gjithë shteteve anëtare të NATO-s për anëtarësimin e  vendit tonë në Aleancën e Atlantikut.
Basha udhëzon ambasadorin në Uashington për depozitimin e ratifikimit të aderimit
Në vijim të letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka udhëzuar ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të Aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit, pritet të kryhet ditën e sotme në datë 1 Prill 2009, në një ceremoni të përbashkët të ambasadorëve shqiptar dhe kroat në Uashington. Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për të aderuar në NATO në Samitin e një viti më parë në Bukuresht. Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO- s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të saj, çka bëri të mundur ftesën zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Kështu, në Samitin e Strasburg/Kehl, Shqipëria merr pjesë si anëtare e Aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia, duke siguruar të ardhmen, lirinë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror. Në takimin e nivelit të lartë të NATO- s, që do të mbahet në Strasburg në fund të kësaj jave Shqipëria dhe Kroacia do të ulen në tryezën e Aleancës si të barabartë me vendet e tjera anëtare. Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit do të kryhet ditën e sotme në datën 1 Prill 2009, në një ceremoni të përbashkët të Ambasadorëve shqiptar dhe kroat në Uashington. Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për të aderuar në NATO në Samitin e një viti më parë në Bukuresht. Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO- s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga Parlamentet e 26 vendeve anëtare të saj, çka bëri të mundur ftesën zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Dokumenti i firmosur në në korrik të vitit 2008 në Bruskel, e ka bërë vendin tonë "de jure", anëtare me të drejta të plota të aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të botës. Ceremonia e nënshkrimit të Protokolleve të Anëtarësimit ka shënuar përfundimin me sukses të negociatave të Anëtarësimit Shqipëri-NATO.

***********************************************************************
Topalli: Rama nuk ka mbajtur premtimin për hartimin e planit urbanistik
Akuzat e kryetares së kuvendit Jozefina Topalli ndaj kreut të partisë socialiste Edi Rama këtë radhë kanë vazhduar rrjedhën e tyre edhe gjatë turit të saj në Laç të Vaut të Dejës. Pasi ka vlerësuar punën e bërë nga pushteti lokal në këtë zonë, Topalli i ka rikujtuar kryebashkiakut Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimin për hartimin e planit urbanistik të kryeqytetit, çka sipas saj tregon modelin e qeverisjes që ofron kreu i socialistëve dhe opozita e udhëhequr prej tij. Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj, Topalli duke vlerësuar dëmshpërblimin e të pushkatuarve me gjyq, si realizim të premtimit nga ana e mazhorancës, veçoi qëndrimin e disa deputetëve të opozitës.  Ndjej keqardhje për qëndrimin e  disa deputetëve të opozitës, të cilët mbrëmë abuzonin me atë shtresë shoqërore, që është viktimë e krimeve të komunizmit, që ka vuajtur më shumë se askush tjetër gjatë asaj periudhe, duke e  klasifikuar me një fjalor, që më kujtonte atë të 20 viteve më parë. Kjo ishte shumë e trishtueshme ta dëgjoje mbrëmë, por ne  jemi të vendosur të shohim përpara. Unë mendoj se hyrja në NATO edhe këtyre 3, 4, apo 5 deputetëve, do tu bëjë shumë mirë, u shpreh Topalli. Nën moton Ne mbajmë premtimet, kryetarja e Kuvendit është ndalur në Bashkinë Laç, ku u takua me banorët e  komunave Hajmel e Vau i Dejës, komunat që kanë ndjerë më së shumti persekutimin dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve, në diktaturën komuniste dhe i siguroi ata se mazhoranca aktuale e quan detyrim primar dëshpërblimin e vuajtjeve të tyre. Duke e cilësuar si një arritje të madhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ngjarje që pritet të finalizohet në 4 prill në Strasburg dhe Keln, kryeparlamentarja u shpreh se kjo dhe dëshmi të tjera të hapave që vendi ka bërë përpara, i japin të drejtën maxhorancës të kërkojë një mandat të dytë në 28 qershor. Shqipëria në NATO do të thotë më shumë mirëqenie, siguri dhe rritje ekonomike, është ëndrra e të gjithë shqiptarëve që u kthye në realitet, është premtimi i mbajtur.
 ************************************************* ************
Topi- Rasmusen: Aleanca më e sigurt me dy aleatët e rinj
Presidenti Bamir Topi gjatë vizitës së zhvilluar me kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmusen, i ka cilësuar zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, jo vetëm si momentin më të rëndësishëm historik pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por edhe si kriter thelbësor, për kandidaturën për anëtarësim në BE. Në kuadër të vizitës dy ditore në Mbretërinë e Danimarkës, kreu i shtetit është takuar me kryeministrin Rasmusen i cili siguroi presidentin Topi se mbështetja e Danimarkës për vendin tonë do të jetë e pakursyer edhe përgjatë rrugëtimit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Duke i shprehur urimet më të mira për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, kryeministri danez theksoi se Aleanca ndihet më e plotësuar e më e sigurt dhe është e lumtur pas shtimit të radhëve të saj me dy anëtarë të rinj si Shqipëria dhe Kroacia. Kreu i shtetit u shpreh i bindur në mbështetjen e Danimarkës për liberalizimin e vizave, duke vlerësuar se, lëvizja e lirë përbën domosdoshmëri thelbësore për shqiptarët, qoftë si element i afërsisë eurointegruese dhe njohjes reciproke me familjen evropiane, qoftë si lehtësi ndaj barrierave të ndryshme, me qëllimin zhvillimin ekonomik të vendit.
 ******************************************************************
Topi-Pedersen: Danimarka mbështet Shqipërinë në procesin integrues
Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë vizitës zyrtare në Danimarkë është takuar me kryetarin e parlamentit danez, Thor Pedersen, i cili shprehu mbështetjen për demokracinë e re, integrimin e plotë si dhe standardet integruese të Shqipërisë. Pedersn ofroi përvojën parlamentare të Danimarkës për vendin tonë. Ne besojmë se Shqipëria në Aleancë do të kontribuojë në çështje të sigurisë sa rajonale aq dhe globale. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ky anëtarësim mbart në të njëjtën kohë detyrime dhe përgjegjësi, të cilat ne besojmë fort se, mund ti përballim e kapërcejmë me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të miqve tanë, vuri në dukje presidenti Topi. Gjatë këtij takimi Pedersen e Topi folën edhe për situatën në rajon dhe në veçanti për Kosovën. Presidenti Topi në këtë takim shoqërohet nga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›