Spektakli piroteknik i Londer 2012
Një shfaqje fishekzjarrësh që ka zgjatur dy minuta, shënoi startin zyrtar të Lojërave Olimpike “Londër 2012”, ndërkohë që Mbretëresha Elizabet e deklaroi të hapur Olimpiadën.
Spektakli piroteknik ishte një prej pjesëve më mbresëlënëse të ceremonisë së hapjes, një event i jashtëzakonshëm dhe i projektuar për të nxjerrë në pah madhështinë e kombit që shpiku sportin modern.
Stadiumi olimpik u shndërrua në një skenë gjigande teatrale e muzikore, ndërsa gjatë ceremonisë janë përjetuar të gjitha fazat e ndryshimeve në ishullin britanik, nga jeta në livadhe, revolucioni industrial e për të vazhduar me magjinë dixhitale. Gjithçka në sytë e 60 mijë të pranishmëve në stadiumin olimpik dhe rreth një miliardë shikuesve në të gjithë planetin.
Shtatë atletëve adoleshentë iu la nderi që të ndiznin flakën olimpike, e cila do të digjet përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Lojërave.
Mbi 10 mijë atletë nga 204 vende të ndryshme të botës do të konkurrojnë në 26 disiplina të ndryshme sportive gjatë aktivitetit 17-ditor, në qytetin e vetëm që organizon për herë të tretë Lojërat Olimpike moderne.