Rozana: Jam pre e thashethemeve

Këngëtarja Rozana Radi, e cila është në përgaditje të duetit me Ramadan Krasniqin, kohët e fundit ka vendosur të tërhiqet nga show biz-i.
Duke rrëfyer për mediat shqiptare arsyet e saj, mes tjerash, ajo thotë:
"Jam pre e show biz-it dhe thashethemeve. Aq shumë kam rënë pre e medias dhe e lajmeve skupe sa më ka ndodhur që një intervistë e një koleges time në vend të kishte si titull emrin e saj, hapej me emrin tim."
Ndonëse kjo nënkupton se ajo është një personazh që prodhon lajme dhe kjo gjë jo gjithmonë është e keqe, pasi tregon që eshte e famshme, Rozana shprehet:
"Më duhet të sqaroj që unë dal artistikisht dhe e pyes veten mirë para se të dal. Pra, mundohem që në radhë të parë të jem artiste dhe jo personazh show biz-i. Por pas kaq shumë eksperiencash dhe vitesh në këtë fushë këto goditjet tani nuk më bëjnë përshtypje. Reagimet e publikut unë i marr kur këndoj nëpër festivale, ku kuptoj sa vlej për publikun." Ndërkohë ajo i është futur edhe biznesit, duke administruar një dyqan me fustane nusërie dhe është e angazhuar me një projekt në teatër. /Indeksonline/