E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina zgjedh Australinë për klipin e radhës



Flitej se këngëtarja Dafina Zeqiri dëshiron të realizojë një videoklip në Australi. Në fillim ishin vetëm fjalë, por si duket këngëtarja e ka marrë seriozisht punën. Ka kohë që ajo së bashku me të fejuarin po qëndrojnë atje. Edhe pse shpenzimet për realizimin e klipit janë të mëdha, duke llogaritur qëndrimin e gjithë ekipit atje, Dafina mund të kthehet në Kosovë edhe pa bërë asnjë punë. Burime tona tregojnë se ka shumë mundësi që këngëtarja me të fejuarin po qëndrojnë atje për muaj të mjaltit. A do të martohet Dafina Zeqiri këtë verë, akoma askush nuk ka ndonjë përgjigje të saktë edhe pse këtë vit pritet të kurorëzohen shumë femra të estradës. Një ndër ato mund të jetë edhe Dafina Zeqiri. E kontaktuar nga ne, këngëtarja nuk ka dashur të kthejë asnjë përgjigje në lidhje me fjalët se ajo do të martohet këtë verë. Nuk dihet se kur do të kthehen nga Australia, por në një koment lënë në profilin e Zanfina Ismailit, Dafina tregon se në Australi do të qëndrojë edhe një muaj e pastaj kthehet në Kosovë. Pritet të shihet nëse këngëtarja do të sjellë ndonjë risi muzikore nga shteti i kangurëve! bl.re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›