Rrafshohet Gerdeci, demtohen 1690 shtepi
Artan Cena
Bilanci i shkaterrimeve nga shperthimet e dy diteve me pare eshte i denje per nje beteje lufte. 1690 shtepi te demtuara, ku strehoheshin te pakten 5 mije banore, nga te cilat 313 jane te shkateruara plotesisht, kurse me demtime te renda jane 185 ndertesa, te cilat ndodhen ne dhjete fshatra. Nderkohe qe ende nuk mund te flitet per nje shifer te sakte ekonomike te ketij demi. Kryetari Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili, ben bilancin me te fundit te shkaterrimeve. "Kemi te shkaterruara plotesisht 313 ndertesa, demtime te renda ne 185 ndertesa, me demtime te mesme 185 ndertesa dhe me ndertime te lehta 1690 ndertesa", tregon ai per gazeten "KJ”. Nderkaq qe gjate dites se djeshme eshte punuar per identifikimin dhe evidentimin e banesave dhe ndertesave qe jane te shkaterruara apo te demtuara nga shperthimi katastrofik. Por ndersa jane evidentuar ndertimet qe kane pesuar demtime, nuk eshte bere ende nje liste e makinave apo mjeteve te tjera e gjese se gjalle te shkaterruara apo te ngordhura. Fshatrat e demtuar nga shperthimi i dy diteve me pare jane; Gerdec, Ustalli, Marqinet, Marqinet 1, Shargh, Mucaj, Marikaj, Vora 1, Koder Vora dhe Gjokaj.
Bilanci i shtepive
Tragjedia nuk ka shenuar vetem viktima ne njerez, por edhe deme ekonomike katastrofike qe veshtire se mund te rikuperohen. Sipas kryebashkiakut te Vores, Ismaili, jane shkaterruar plotesisht 313 shtepi dhe mbi 1300 te tjera rezultojne te demtuara ne menyra te ndryshme, kryesisht rende dhe demtime te mesme. Shifra eshte bere publike mesditen e djeshme, edhe nga burime zyrtare te emergjencave civile. Shtepi te rrenuara plotesisht nuk jane regjistruar vetem ne fshatin Gerdec, por dhe ne zonen e Marikajt. Bilanci i shkaterrimeve eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burime zyrtare te policise, te cilat kane cituar se ky ka qene nje raport paraprak. Nderkohe demtime te lehta kane pesuar mbi 700 banesa, te cilat kane qene ne nje rreze relativisht te larget nga pika e shperthimit. Pervec 313 shtepive te rrenuara plotesisht, ne fshatin Gerdec jane regjistruar dhe 185 shtepi te demtuara rende. Ndersa ne ditet ne vijim pritet nje inspektim me i detajuar i zones ku dhe do te percaktohet vlera monetare e demeve te shkaktuara nga shperthimi ne fabriken e cmontimit. Nderkohe qe te prekur nga vala e shperthimit jane dhe 195 banesa te tjera, te cilat kane pesuar demtime mesatare sipas klasifikimit te demeve, te kryera nga ekspertet e hartimit te listes.
Sistemimi i te pastreheve
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, deklaroi nga qyteti i Vores se banoret jane kthyer per te marre plackat e mbetura ne shtepi. Sipas kreut te dikasterit blu, "nga ana e Pushtetit Lokal eshte bere nje pune e mire ne rehabilitimin e te gjithe familjeve te mbetura te pastreha”. Tashme ne Bashkine e Vores eshte formuar lista e familjeve te pastreha. Nderkohe qe per momentin keta te pastrehe te demtuara jane strehuar ne Kavaleshencen e Durresit, ne Fushe-Kruje, Komunen e Preze dhe ne Vore. Sipas tij ka nje numer te madh shtepish, mbi 300 te djegura, qe do te thote se jane po kaq familje te mbetura ne rruge dhe qe kerkojne ndihmen e shtetit. Nga ana tjeter shtabet e emergjences edhe ne Durres kane ndihmuar ne sistemimin e familjeve te pastreha ne fjetje, ushqim e veshmbathje.
Qarkullimi, rikthehet normaliteti
Qarkullimi rrugor ne aksin Durres-Tirane ka vijuar normalisht gjate dites se djeshme, nderkohe qe po ashtu dhe fluturimet ne aeroportin e Rinasit. Ne mesdite kane nisur rrugetimin e tyre dhe udhetimet me trena ne hekurudhe. Tashme zona eshte shpallur zone e fatkeqesise dhe nje ekip nderministror do te nise vleresimin e demeve materiale, gje e cila ka filluar me nxjerrjen e banesave qe jane demtuar gjate shperthimit shume te madh te dy diteve me pare.
Kontrollet ne banesat e rrenuara
Ne fshatin Gerdec ku ndodhej fabrika, si dhe ne komunat perreth e deri ne qytetin e Vores, jane shkaktuar deme te jashtezakonshme materiale, rrafshuar shtepi banimi, prishur dhe goditur ndertesa, lokale biznesi, objekte publike etj. Rreth 1 mije forca te ushtrise te mbeshtetur nga njesi speciale te policise kane nisur sot ne mengjes nje operacion kontrolli per zonen afer shperthimeve, per te evituar mundesine e ndonje eksplodimi aksidental, si dhe per te kerkuar per njerez te humbur.