"Gjetem edhe kufoma mes rrenojave"
Artan Cena
Procesi me i veshtire dhe me i rrezikshem duket se u ka mbetur xheniereve qe kane hyre ne operacion mengjesin e djeshem ne kerkim te municioneve, si dhe te viktimave te mundshme. Ekspertet kane qene te ekspozuar perballe rrezikut gjate gjithe dites se djeshme, pasi duhej te futeshin ne vatren e shperthimit dhe te kerkonin per predha te paeksploduara, per trupa te personave qe mund te jene te vdekur, si dhe per te siguruar zonat qe te mos kete me rreziqe te tjera. Nje prej tyre, Mondi G., rreth 30 vjec, (emri nuk publikohet per shkak te detyres dhe uniformes), ka treguar per gazeten per punen qe ka nisur ne te gdhire, per veshtiresite qe kane nisur dhe per eliminimin e rreziqeve qe hasen ne cdo moment. Nje levizje e pakontrolluar sipas enierit qe udheheq nje prej grupeve te punes, mund te sjelle pasoja fatale. Nga ana tjeter, Policia Ushtarake ka rrethuar zonen dhe ne sfond duken ekspertet xheniere, te cilet me ane te mjeteve te specializuara kane bere kontrollet dhe shperthime te kontrolluara. Ne operacionin qe do te vazhdoje edhe ditet ne vazhdim, jane perdorur pajisje te specializuara dhe qen antimine.
Kur keni mberritur ne vendin e ngjarjes dhe si jeni njoftuar?
Menjehere pasi ka ndodhur shperthimi i pare dhe eshte marre njoftimi per llojin e tij, ne jemi mbledhur ne repartin tone. Aty na kane komunikuar ne lidhje me shperthimin e ndodhur dhe llojin e materialeve qe kishin eksploduar. Jemi mbledhur te gjithe dhe kemi pritur per udhezimet e tjera se si do niseshim dhe se ku do te punonim. Jemi vene ne gadishmeri numer 1, qe prej mesdites, nderkohe kemi qendruar aty deri ne mengjes (dje).
Por me pas cfare ndodhi dhe si i moret udhezimet ?
Pas disa oresh na thane se do iknim ne Gerdec, ku kishte shperthyer fabrika ne te cilen po beheshin shkaterrimi i municioneve luftarake, qe ishin mbledhur nga disa rrethe te vendit. Jemi nisur ketu dhe kemi ardhur ne mbremje, ku kemi pritur qe te zbardhe dita per te vazhduar me pas per pastrimin e zones. Sic e shikoni, ne terren kane dale ushtare te cilet jane duke piketuar vendet ku ndodhen predhat e rena, te cilat me pas do t'i mbledhim ne, duke i grumbulluar apo duke i shperthyer ato qe ende nuk kane plasur, gjate eksplozioneve te para.
Kur ka nisur operacioni per shkaterrimin e predhave dhe me cfare jeni duke punuar per gjetjen e predhave te tjera?
Operacioni per gjetjen e predhave dhe municioneve te tjera ka nisur ne mengjes heret. Disa skuadra ne te cilat jane perfshire specialistet me te mire, jane nisur ne drejtim te vendit te shperthimit duke iu shmangur kraterit, tek i cili ende del tym dhe flake. Por ne nuk kemi bere vetem gjetjen e municioneve te pashperthyera, por dhe te trupave qe mund te jene te vdekur ne ate zone, ku ka ndodhur shperthimi. Kemi nisur te kontrollojme te gjithe zonen duke u afruar me breza duke e kontrolluar cdo pellembe toke. Pas nesh kane hyre ne zone dhe forca te tjera ushtarake, te cilat kane bere dhe pastrimin e zones, duke ndihmuar dhe njerezit per te marre plackat e tyre nga shtepite.
Me cfare mjetesh jeni duke punuar dhe si eshte gjendja ne brendesi te zones ku nuk lejohet hyrja e civileve ?
Jemi duke punuar me mjetet me te mira qe kemi ne dispozicion, duke perdorur te gjitha efektivat e repartit xhenier. Patrulla tonat se bashku me mjetet qe kemi dhe me qene anti-mine, kane filluar kerkimet ne shpatet e kodres per te gjetur municionet e pashperthyera. Por krahas kerkimit per predhat e pashperthyera kemi kerkuar dhe per persona te mbijetuar, qe mund te jene fshehur ne tunelet qe ndodhen ne ate zone. Nuk mund te themi me teper, por jemi duke kerkuar, gje e cila do te vazhdoje dhe gjate diteve ne vazhdim.
A keni gjetur ndonje prej te mbijetuarve apo viktimave dhe ku jane konstatuar?
Po, deri pasdite jane gjetur te pakten 5 persona te mbijetuar te fshehur pas kodrave, ndersa tre prej trupave ishin nen rrenoja te pajete dhe jane percjelle me barrela e me pas me ambulance. Nje prej tyre ka qene grua.
1 Mije forca ushtarake jane dislokuara ne fshatin Gerdec, ne te cilin dhe banoret jane larguar dhe asnje civil nuk lejohet te hyje ne te, pasi eshte shpallur si zone e fatkeqesise
6 Eshte ora ne te cilen ka filluar operacioni i forcave xheniere ne fshatin Gerdec, per cmontimin e predhave si dhe gjetjen e te mbijetuarve apo viktimave te tragjedise
1 Mije punonjes te tjere qe punojne per cmontimin e predhave ne zonen minuar. Ne kete zone ndodhen drejtues te larte te qeverise shqiptare te cilet kane monitoruar gjendjen
2 Helikoptere ndodheshin ne gjendje gadishmerie ne zonen ku ka ndodhur shperthimi dhe nese kishte nevoje per ndihme te menjehershme ndaj personave te demtuar
500 Eshte numri i forcave policore qe ishin dislokuar ne kete zone, ne ndihme te forcave ushtarake, te cilat kane qene ne terren duke kerkuar te mbijetuar ne krater