"Hetojme ne gjashte pista, perfshi dhe aktin terrorist"
Prokuroria e Pergjithshme ka ngritur nje grup hetimor i perbere nga 20 prokurore per te hetuar mbi shkaqet e shperthimit. Prokurore, oficere te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, te Prokurorise se Pergjithshme, por edhe te Durresit, po hetojne ne grupe nper tragjedine e ndodhur pas shperthimit te depos ne repartin e Gerdecit. Ne nje deklarate per shtyp mbremjen e djeshme, Kryeprokuroria Ina Rama ka bere te ditur se, "puna eshte e ndare ne ekipe per te zbardhur te verteten mbi shkaqet e shperthimit”. Nga ana tjeter nje grup hetuesish kane zbarkuar edhe ne spitale ku kane marre ne pyetje te mbijetuar, por edhe te aferm te tyre. Rama theksoi se jane pyetur drejtuesit teknik te firmes "Alba-Demil"dhe specialiste, te cilet kishin marre persiper procesin e cmontimit. "Gjithashtu kane dhene shpjegime perpara organit te akuzes, drejtuesit e firmes "Vrana Security”, e cila kishte marre persiper ruajtjen fizike te objektit ne te cilin kryhet cmontimi”, tha Rama per mediat. Por nuk i kane munguar listes te te pyeturve edhe specialiste te ndermarrjes shteterore "Meico”, e cila funksionon si strukture prane Ministrise se Mbrojtjes. Kreret e saj kane dhene shpjegime ne cilesine e personave qe kane pasur dijeni per ngjarjen. Sipas kryeprokurores, "jo vetem ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu do te thirret ne cilesine e personit qe ka dijeni ne kete hetim, nese eshte e nevojshme, por edhe zyrtare qe kane dijeni per te”. E pyetur rreth veprimeve te momentit, ajo sqaroi se eshte sekuestruar nje pjese e konsiderueshme e dokumentacionit ne Ministrine e Mbrojtjes dhe po punohet per te sekuestruar te gjithe dokumentacionin qe lidhet me procesin e cmontimit dhe te demilitarizimit te municionit. E vetmja mangesi e bere e ditur nga ana e kryeprokurores per grupin e hetimit, eshte kontakti me vendin e ngjarjes, per shkak te pamundesise per te shkuar ne vendin e ngjarjes. "Asnje femije nuk rezulton te kete qene ne vendin e ngjarjes”, tha Rama. Gjashte jane pistat e hetimit te ngritua nga ana e prokurorise. Kryeprokurorja renditi, "zbatimin e rregullave te ruajtjes se lendeve plasese, zbatimi i rregullave per rruajtjen e nderteses, ku ishin vendosur lendet plasese, zbatimi i rregullave ku kryej cmontimi i predhave, shperdorimi i detyres, konkurrenca e pandershme dhe akti terrorist”.
R.Caushaj