E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oret e "ferrit" ne tunel

Tragjedia e dites se shtune duket se ende vazhdon te keta pasoja te renda. I riu 21 vjecar, Flakin Lela, i cili rrefen ngjarjen per "Koha Jone”, ka jetuar per pake ore ne nje nga tunelet e Gerdecit, dhe duke u endur sa ne nje cep te shtepise, ne tjetrin, i ka shpetuar vdekjes. Ai thote se ka punuar ne kete fabrike per dy muaj dhe prej pak ditesh ishte shkeputur, ndersa ne momentin e shperthimit gjendej ne fshat. I pyetur per kushtet e punes, Flakini tregon se here pas here ne ambientet e repartit kishte dhe persona qe pinin cigare dhe ndoshta ky eshte shkaku i ngjarjes. Tek oborri i Spitalit Ushtarak qendron i shtrire ne bordure ku fle qe te qetesohet pas nje nate te lodhshme. Pret babain e tij qe ka pesuar nje demtim, ndersa vete falenderon Zotin. "Gjate shperthimit shkova per ne shtepi, sepse aty kisha motren e vogel dhe babane, por gjeta vetem shkaterrimin total te shtepise, si dhe ndihmen e zotit qe me shpetoi tre here nga vdekja”, rrefen ai rreth ngjarjes. Menjehere ka nderprere kerkimet dhe eshte futur ne tunel me rreth 20 persona te tjere. Tunelin ku qendroi per disa ore si ne ferri, pershkruhet i frikshem dhe me ankth se mos i zinte brenda nga minuta ne minute, pasi nuk kishte dalje te dyte.

Si ndodhi shperthimi?
Pasi kisha dale nga shtepia, degjova nje shperthim dhe pashe nje tym i cili vinte nga zona e tunelit, qe ndodhet jo shume larg fshatit tone Gerdec, rreth 15 minuta ne kembe.
Ku ndodheshit gjate shperthimit te tunelit ?
Gjate shperthimit une isha ne afersi te Vores. Por duke pare se shperthimi i pare erdhi nga tuneli ne te cilin une kisha punuar per rreth 2 muaj, e dija se do te kishte shperthime te tjera dhe shkova ne shtepi per te marre motren e vogel ne klasen e dyte dhe babane, por nuk i gjeta. Gjeta vetem shkaterrimin e shtepise, si dhe ulerimat dhe vajet qe vinin nga grate e fshatit, te cilat kishin pjestaret e familjes ne ate tunel. Nderkohe qe dola me nxitim nga shtepia disa gra me pyeten per familjaret e tyre nese i kisha pare dhe une per mos t'ua bere me te madhe dhimbjen u thashe se i kisha pare dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nderkohe une pashe se nje bashkefshatar po digjej i gjalle dhe askush nuk mund t'i jepte ndihme, pasi afshi dhe tronditja nuk te linte mundesi shpetimi.
Si ishte intesiteti i shperthimeve ?
Kur po shkoja ne shtepi shperthimet ishin tronditese, por jo te ndonje permase te madhe. Pasi une u futa ne oborr, pashe nje predhe te paplasur. Ndersa hodha kemben e pare nje shperthim me shtyu rreth 20 metra larg ne nje llamarine. Me pas edhe dy shperthime te tjera me shtyne dhe me perplasen per muri. Duke pare se tronditja nga shperthimet po vinte ne rritje, u strehova ne nje tunel afer fshatit, rreth 7 metra te gjate, bashke me disa bashkefshatare te tjere.
Mund ta pershkruani tunelin dhe a kishte mundesi shkaterrimi nga shperthimi ?
Tuneli ishte nga ata te cilet kishte ngritur Enver Hoxha dhe shume i vjeter. Kishte vetem nje dalje dhe ishte i perbere nga shtuf. Nuk ishte si tunelet e tjere, te cilet te linin mundesi te dilje, pasi ata jane me nje hyrje dhe rrotullohesh dhe del nga ana tjeter e malit. Por rreziku ishte sepse tuneli ishte i amortizuar dhe kishte mundesi qe te mbeteshim te gjithe brenda, sepse hyrja pritej te zihej nga momenti ne moment.
Sa qendruar ne tunel dhe kush erdhi per t'ju marre ?
Ne tunel qendruam mbi 3 ore dhe erdhen dhe na moren disa ushtare me nje autoblinde, e cila na nxorri te gjitheve, rreth 20 persona qe ndodheshim brenda tunelit.
Meqe ju keni punuar ne ate tunel, cili mendoni se mund te kete qene shkaku ?
Sipas meje, shkak ka qene nje pakujdesi e personave te cilet nuk ishin te specializuar, dhe dua te theksoj se ka shume mundesi qe te kete ardhur edhe nga ndonje bisht cigare i pafikur, sepse aty pihej edhe duhan.
Flitet se ka patur edhe femije viktima te tragjedise. Gjate kohes qe keni punuar ju a kishte femije ne fabrike?
Po, femije ka pasur deri ne 12 vjec, te cilet merreshin ne pune per te pastruar, ose me pune me pak te rendomta. Ndersa ne vije te pare ka pasur edhe gra te cilat nuk e di me saktesi se me se merreshin, por sigurisht me pune jo te rendomta.
Po nga familja juaj ka punuar ndonje pjestar tjeter ne tunel ?
Po, ka punuar edhe vellai im me i vogel, i cili e la punen kohet e fundit, sepse gjate punes per zberthimin e predhave dhe fishekeve, nje lloj pluhuri qe dilte nga shkarkimi i barutit futej i gjithi ne hunde dhe shkaktonte nje lloj helmi. Per mua depua e cmontimit ishte me keq se nje miniere. Por kishte edhe njerez ne nevoje, te cilet shkonin sepse nuk kishin mundesi tjeter per te jetuar.
Po familja jote eshte lenduar nga kjo ngjarje ?
Po, vetem babai im, i cili pasi kishte ikur me vrap ne drejtim te autostrades. Shperthimi dhe vala e te nxehtit i ka shkaktuar trauma dhe shqetesime ne zemer. Vetem sot une e kam sjelle per mjekim dhe rezulton se ka levizje te legenit dhe probleme me zemren.
Mariglen Mertiri
Rrogat, sipas rrezikut te punes ne fabrike
I pyetur se sa shkonte nje rroga e punetori ne fabrike, 21 vjecari te pergjigjet se ajo varej nga sektori ku punoje dhe rreziku i punes. "Rrogen e punetoreve te tjere nuk e di, por kur une isha aty, ne shkarkonim arka me fisheke dhe predha dhe punonim cdo 10 apo 20 minuta qe na vinte ndonje makine per te shkarkuar. Rroga varionte nga ajo pune qe beje. Une e kam pasur deri ne 800-900 mije leke te vjetra ne kohen qe punoja. Por aty ka qene jete a vdekje, sepse nuk i dihej rrezikut”, thote Flakini duke rrefyer detaje nga procesi qe kryhej ne fabrike.
Flakini: "Nuk kthehem per momentin ne fshat”
Flakini tregon se shtepia eshte totalisht e shkaterruar dhe as nuk pretendon te kthehet per momentin atje. "Shperthimet vazhdojne dhe nuk dua t'i rikthehem edhe nje here tmerrit qe perjetova. Falenderojme zotin qe me shpetoi tre here nga vdekja, si dhe shpetimin e familjes time. Dhe dua te shprehe keqardhje per te tjeret qe humben jeten”, shprehet 21 vjecari qe rri e pret permiresimin e te atit ne Spitalin Ushtarak, ndersa i duhet te fleje para deres se spitalit pasi ndihet i lodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›