Nen hetim firma shqiptare
Drejtori Ekzekutiv i firmes nenkontraktore shqiptare "Alb-Denil"mohon pergjegjesine per tragjedine e ndodhur ne depot e repartit ushtarak te Gerdecit. Nderkohe qe deshmite e mbledhura prej punetoreve te mbijetuar nga hetuesit flasin per mungese trajnimi, mosmbikqyrje ne pune, prezence te femijeve ne fabrike dhe mungese te kushteve apo siguracioneve. Gjate marrjes paraprake ne pyetje nga specialistet e policise, kreu i firmes, Dritan Minxolli, ka shpjeguar se ngjarja mund te kete qene aksidentale, pasi ne momentin e shperthimit punetoret ishin ne pushimin e drekes. Drejtuesi i firmes qe eshte kontraktuar nga kompania amerikane "SAIC"mohoi qe punetoret te ishin te patrajnuar dhe qe ne fabrike te lejoheshin edhe femije per te punuar me transportin e arkave e barutit te gezhojave. "Listen e disponoj te plote dhe te gjithe kane qene punetore te siguruar e te trajnuar per disa jave”, ka thene ai para eksperteve. Burime zyrtare nga grupi hetimor bene te ditur se kjo eshte vetem deshmia verbale paraprake, pasi sot pritet te nisin zyrtarisht hetimet per katastrofen qe kushtoi te pakten 10 viktima dhe 290 te plagosur, nga te cilet 20 rende. Nje tjeter zyrtar i policise tha per gazeten "KJ"diten e djeshme se "do te duhet te pakten nje muaj per te shkuar te vatra fillestare dhe per te zbardhur te gjithe kete ngjarje tronditese e nxjerre pergjegjesite”. Dje jane pyetur 32 persona qe kane dijeni per ngjarjen, kurse shkaku kryesor shihet edhe tek ferkimi i gomave te nje mjeti me barutin, ose kembeve po me barut.
Marrja ne pyetje
I tronditur dhe teper i shqetesuar ka qene drejtori i firmes "Alb-Denil”, pjese e kompanise "Perparimi"me qender ne Durres e ne pronesi te ish presidentit te klubit sportiv Dinamo, Mihal Delijorgji. Ai ka vene ne dispozicion te gjitha dokumentacionet dhe kontraten me firmen amerikane. Listen e punetoreve qe shkon ne 120 emra, ndersa ka thene se ne momentin e shperthimit ndodheshin ne repart jo me shume se 80 persona. "Kam qene dhe vete prezent dhe punetoret ishin pushim. Eshte pare nje zjarr dhe me pas degjuar disa shperthime te vogla. Nuk patem kohe te interesoheshim, dhe ne perpjekie per t'u larguar ndodhi shperthimi i madh”, ka shpjeguar per grupin hetimor kreu ekzekutiv i firmes shqiptare. Ai ka hedhur dyshimet per nje vetendezje te barutit ndoshta per shkak te temperatures, ose nje shkendije ne municionet e vjetra ruso-kineze qe demontoheshin ne fabrike.
Perplasjet
Deshmite e krereve te firmes "Alb-Denil"do te ballafaqohen me ato te punetoreve te mbijetuar nga tragjedia. "Deri tani ka te dhena kontradiktore. Punetoret flasin per mungese trajnimi dhe mbikqyrje nga specialistet. Kurse drejtues te firmes kane shpjeguar se kryhej nje trajnim disa javor dhe me pas jepeshin keshilla ditore para punes, pasi vete procesi ishte i rrezikshem”, treguan pjestare te grupit hetimor per te dhenat paraprake rreth shkaqeve te ngjarjes. Po keshtu ka patur ankesa per pagesen dhe pranine e femijeve brenda territorit te repartit. "Firma ka vene ne dispozicion nje liste te plote te emrave te punetoreve, por vetem verifikimi i te gjithe te humburve dhe gjetja e trupave do te vertetoje nese ka patur femije ne fabrike. Me pas do te merren masat konkrete”, shpjeguan specialistet per procedurat.
Sekuestrohen dokumentet e firmeS
Momentalisht jane mbledhur dokumentacione te kontratave, regjistra per demontimin, trajnimet dhe pagesat ne bordero. Nje pjese e dokumenteve dyshohet se jane djegur gjate shperthimit ku ishin vendosur zyrat e firmes. "Jemi duke hetuar pisten e shperthimit pas nje gabimi njerezor, ose vetendezje te barutit”, perfundoi hetuesi. Keqyrja e vatres fillestare do te kryhet vetem pasi te cminohet krateri i rrezikshem ne Gerdec. Nepermjet dokumenteve do te verifikohet nese ka patur edhe punetore nen moshe, te pasiguruar, ndersa pritet edhe pastrimi i zones e gjetja e personave te humbur.
Grupi hetimor
Nje zyrtar i larte i policise tha dje per gazeten "Koha Jone"se deshmi paraprake, por ende jo zyrtare, u jane marre edhe 32 punetoreve dhe banoreve te firmes te mbijetuar. "Ka deshmi edhe te paqarta, por flitet per nje zjarr paraprak qe ka paraprire shperthimin dhe besohet se zanafilla ka qene baruti. Gjithsesi nuk perjashtohet edhe nje gabim ne demontim te predhave 100-150 mm”, shpjegoi zyrtari. Pjese e grupit hetimor jane edhe drejtues te Prokurorise se Tiranes, Gent Xholi dhe zevendesit e tij, bashke me kreun e prokurorise Durres, Ardian Ndoja. Por hetimet zyrtare nisin vetem diten e sotme. Jane dy grupe hetimore te ngritura per kete ceshtje.