Rraha drejton AKR’në
Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 18:46
Këshilli Drejtues i Aleancës Kosova e Re, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për zgjedhjen e Rrahim Pacollit si udhëheqës i AKR’së deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhor.
“Rrahim Pacolli, më 65 vota për, asnjë kundër dhe 3 abstenime u zgjedh drejtues i AKR’së”, thuhet në një komunikatë për media të AKR’së.
Ndryshe, Rrahim Pacolli, drejtor i kompanisë Siguria, është kushëri i afërt i Behgjet Pacollit dhe një prej drejtuesve kryesor të kësaj partie prej themelimit e deri më tash.