Në dialogun politik mund të flitet edhe për veriun

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 19:59
Zërave që mbështesin fillimin e dialogut politik mes Serbisë dhe Kosovës iu bashkua eurodeputetja, Doris Pack.
Ajo tha për Radio Dukagjinin se në këto bisedime mund të diskutohet edhe çështja e veriut, nëse palët gjejnë alternativë për të zgjidhur çështjen e kësaj pjese problematike.
Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Koncijançiq pohoi se nuk mund të spekulohet për një dialog të ri pa përfunduar procesi i cili është në vazhdim e sipër.