E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin rumunët

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 20:56

Rumania, në muajin dhjetor, e tërheq forcën prej 178 policëve nga Kosova, ka njoftuar Zyra e presidencës në Bukuresht.

Në këtë njoftim nuk jepet shkaku i tërheqjes, por thuhet se vendimi është marrë nga Këshilli i Mbrojtjes i këtij vendi.

AFP-ja raporton se forcat policore rumune në Kosovë janë pjesë e misionit EULEX të Bashkimit Evropian dhe të KFOR-it.

Rumania është njëra nga pesë, prej 27 vendeve të BE-së, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›