Sylejman Selimi braktis FSK’në, mendon t’i hyj politikës

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 19:39
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi nuk do të kandidojë më për këtë post.
“Unë konsideroj se e kam përfunduar misionin tim, tash do t’i kthehem familjes”, ka thënë Selimi, në një prononcim për KTV’në.
Mandati i Selimit përfundon në gjysmë të nëntorit të këtij viti.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë që në jetën civile të angazhohet edhe në politikë.