E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahamn Parllaku Ju tregoj per skandalin qe krijuam me ushtaraket e Traktatit ku i prishem dreken marshallit Malinovski

Delegacionit ushtarak shqiptar prej kater ditesh nuk i rezervohej fjala dhe nuk perfillej

Per here te pare historia e paprecedente e ndodhur ne nentorin e vitit 1960 ne dreken e kryeushtarakeve e vendeve te traktatit te Varshaves. Petrit Dume i pasuar nga gjeneralet shqiptare shpertheu mbi ministrin Malinovski duke uleritur fuqishem dhe dolen nga salla duke permbysur tavolinat

Ndersa Petrit Dume e kishte humbur durimin dhe mezi po priste sa te merrte fjalen qe po i pritej ne menyren me te padrejte ministri sovjetik i Mbrojtjes vazhdonte te fliste e te fliste duke kaluar sa ne nje teme ne nje tjeter

Pas kesaj shkuam menjehere ne hotel dhe ne moment u shoqeruam edhe nga delegacionet e tjera te cilat po arrinin nje e nga nje atje duke kerkuar qe te sqaroheshin se si ishte puna pasi u mungonte informacioni i sakte

Marshalli sovjetik kishte ngelur ne kembe sic ishte ndodhur duke folur ne momentin kur i preu fjalen Petrit Dumja. Ishte shtangur dhe zverdhur i teri pa ditur si te vepronte pasi nuk kishte asnje rrugezgjidhje. Sepse sa mbaroi Petriti dhe po bertisja une nga tavolina tjeter ishin cuar dy gjeneralet e tjere Vaske Gjino dhe Arif Hasko te cilet te irrituar nga sa kishte ndodhur ato kater dite dhe nga sa degjuan ne ate salle kishin mbetur ndoshta me te fyer se te tjeret. Edhe ata bertisnin me sa kishin ne koke duke i treguar vetem gishtat dhe duart marshallit te larte sovjetik qe nuk guxonte te mblidhte veten.

Delegacioni shqiptar dhe vete shefi i shtatmadhorise Petrit Dume shpertheu ne revolte aq sa prishi gjithe dreken dhe shokoi jo vetem kreun e ushtrise sovjetike por edhe te gjitha delegacionet pjesemarrese

Do te vinte nje moment dhe marshalli sovjetik do te shprehej karshi te gjitheve dhe teper publikisht se shqiptaret e kishin gojen me piper dhe nuk shfaqnin gje tjeter vecse harbuteri

Nderkohe qe te gjitha delegacioneve te te gjitha vendeve iu rezervuan pritje te vecanta duke shfrytezuar pushimet mes seancave apo intervalet kur shkohej ne seminare apo stervitje per delegacionin shqiptar as qe denjonte kush madje atij iu krijua nje situate inferioriteti

HYRJE

Zhurme dhe klithma te paperballueshme te gjeneralit Petrit Dume dhe te shokeve qe e pasonin ne nje dreke me gjeneralet me te shquar te vendeve te Traktatit te Varshaves ne Moske. Protesta shqiptare ne ate salle arriti ne ate pike saqe gjeneralet kryesore te ushtrive te disa vendeve te dilnin nga salla te habitur me kurajen shqiptare perballe marshallit sovjetik Malinovski i cili ishte ministri i atehershem i Mbrojtjes i BS-se dhe komandantit te Traktatit te Varshaves Grecko. Marshalli dhe gjenerali sovjetik ne nje gjendje tmerresisht te renduar psikologjike kerkonin doemos te uleshin tensionet dhe te sqarohej problemi me shqiptaret qe po pritnin takimin me te rendesishem te vitit mes autoriteteve me te larta ushtarake te shume vendeve. Ishte pikerisht nentori i vitit 1960 kur ka ndodhur ky incident me sovjetiket i cili ishte i pari i atij lloji e qe behej vetem pak kohe pas mbledhjes se famshme te Bukureshtit. Ky incident qe do te hapte siparin e shume te tjereve te mevonshem derisa te arrinte ne divorcin perfundimtar midis shteteve tona. Gjithcka qe ka ndodhur ato dite ne Moske me delegacionin shqiptar te perbere nga gjeneralet me te famshem Petrit Dume Rrahman Parllaku Halim Ramohito Arif Hasko dhe Vaske Gjino na e sjellin sot nepermjet kujtimeve te tyre Rrahman Parllaku dhe Halim Ramohito te cilet kane qene te pranishem ne ngjarjen e rralle dhe historike. Ata shpjegojne ne intervisten e meposhtme rreth situates me te cilen u ndesh delegacioni ushtarak i nivelit te larte sa shkoi ne Moske ne mbledhjen e radhes te Traktatit te Varshaves. Pse ai kerkonte takime te vazhdueshme me autoritetet e ushtrise sovjetike dhe pse ky takim u refuzua per me se kater dite. Cfare ndodhi ne dreken e shtruar per nder te delegacioneve ushtarake te vendeve te Traktatit dhe shperthimi i Petrit Dumes i cili arriti te prishe takimin. E verteta e pozicionit te marshallit sovjetik dhe cfare kerkoi ai nga delegacioni shqiptar. Pse nuk e pranoi me vone Petrit Dumja takimin me marshallin sovjetik dhe biseda e nxehte qe zhvilloi ai me Greckon. Cila ishte pergjigjja e Dumes qe shokoi autoritetet sovjetike dhe si u be i mundur largimi i delegacionit shqiptar pa avionin e posacem etj.

Historia

Ishte nentor i vitit 1960. Ne Moske si cdo vit do te behej mbledhja vjetore e radhes e shtabeve te vendeve anetare te Traktatit te Varshaves e drejtuar nga komanda e pergjithshme e ketij koalicioni me qender ne Moske. Sipas njerit prej anetareve te delegacionit pjesemarres ne mbledhjen me te vecante te tij ish-zevendesministrit te Mbrojtjes se asaj kohe Rrahman Parllaku mesohet Shkuarja e delegacionit tone ne ate vit ndryshonte nga takimet e tjera. Ky takim qe po ndermerrej nga gjeneralet shqiptare me Mosken zyrtare ishte fill pas takimit te Bukureshtit ku ne menyren me te paprecedente u sulmua delegacioni kinez nga Bashkimi Sovjetik dhe me pas nga shume vende te tjera. Kina u sulmua per menyren e ndertimit te shtetit komunist per politikat e jashtme qe ndiqte te cilat binin ndesh me interesat e koalicionit te madh komunist pasi kishte vendosur marredhenie me Perendimin sidomos me Ameriken. Atje ne menyre te vecante ka dalluar qendrimi i delegacionit tone i cili doli kunder jo vetem delegacioneve te shume shteteve por edhe kunder Bashkimit te madh Sovjetik duke marre ne menyren me te fuqishme ne mbrojtje delegacionin kinez. Veprimi i delegacionit shqiptar dihet qe ishte shume befasues dhe skishte si te mos ngjallte habi kur ne ishim mbeshtetur per te gjithe ekonomine tone teresisht te Bashkimi Sovjetik. Ky veprim nuk u prit mire jo vetem nga udheheqja me e larte sovjetike por ai u kritikua direkt nga Hrushovi aq sa nuk vihej ne dyshim se po paralajmerohej nje furtune shume e madhe ne lidhje me marredheniet midis dy vendeve. Tashme qe ne shkonim ne mbledhjen vjetore te radhes te Traktatit te Varshaves dihej qe na priste nje situate jo e kendshme pasi sic dihet kryesine e asaj aleance ushtarake e kishte Bashkimi Sovjetik dhe qendra e saj ishte pikerisht ne Moske. Megjithekete ne nuk e kishim menduar se mund te arrinte puna deri ne nje pike te tille sic na paraqitej ne ato momente.

E ndiet ne pritjen qe ju bene ne aeroport

Jo dhe aq atje. Pritja e delegacionit tone u be sipas rregullave te Traktatit te Varshaves. Avioni yne TU-14 si kishte bere shume ore fluturime zbriti ne aeroportin Vnukov te Moskes. Atje pervec keshilltareve sovjetike qe vendoseshin sipas protokollit prane delegacionit tone cuditerisht na priste edhe vete zevendeskomandanti i Traktatit te Varshaves si dhe nje kolonel i cili ishte oficer shoqerimi per delegacionin tone.

Kush e perbente delegacionin tone

Ai perbehej nga gjeneralet me te rendesishem te ushtrise shqiptare. Ishte vete shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe zevendesminister i Mbrojtjes Popullore gjeneral Petrit Dume zevendesministri i Mbrojtjes gjeneral Rrahman Parllaku drejtori i Drejtorise Operative te Ushtrise gjeneral Vaske Gjino dhe komandanti i Mbrojtjes Kunderajrore te Republikes Arif Hasko si dhe komandanti i Flotes Detare te Republikes Avdi Mati. Si na priten ne aeroportin modern te Moskes na vendosen po ne nje hotel shumekatesh teper luksoz me emrin Ukrahina i cili ndodhej pikerisht ne qender te Moskes.

Ne ate hotel u vendosen te gjitha delegacionet e vendeve te tjera pjesemarrese ne mbledhje

Po. Madje sa shkuam ne hotel mesuam se para nesh kishin mberritur te gjitha delegacionet e vendeve te tjera anetare te Traktatit si Gjermania Lindore Polonia Cekia Hungaria Bullgaria dhe Rumania.

Kishit takime zyrtare ne hotel

Per momentin nuk kishim takime zyrtare por u takuam te gjithe me njeri-tjetrin pasi njiheshim prej kohesh pothuajse me te gjithe anetaret e delegacioneve jo vetem per faktin se takoheshim ne mbledhjet e radhes qe zhvillonte Traktati i Varshaves por me shume ishim njohur qe ne shkollat ushtarake ku kishim studiuar se bashku. Pra ne keto momente behej takimi dhe shkembeheshin mendimet e para.

Kishin filluar ferkimet e para ne ato momente me aleatet e fuqishem te kohes sovjetiket

Pas asaj qe ndodhi ne Bukuresht ku delegacioni shqiptar doli hapur kunder nismes se Hrushovit per te demaskuar Kinen kishte pasur disa ferkime ne prizmin e romuzeve dhe kjo kishte ndodhur me perfaqesuesin tone te perhershem ne Traktat gjeneralin Halim Ramohito pikerisht menjehere pas takimit te Bukureshtit.

Nderkohe gjenerali Halim Ramohito sqaron

Menjehere sapo kishte perfunduar konferenca e Bukureshtit e cila do te shtronte platformen pergatitore te mbledhjes se 81 partive komuniste te botes ne ate kohe mes nesh filloi nje ftohje e dukshme e cila erdhi ne menyre te menjehershme. Kjo ftohje arriti te evoluoje me te shpejte derisa u arrit ne romuze dhe provokime.

Keni ndonje rast konkret rreth acarimeve pas Bukureshtit zoti Ramohito

Rasti i pare ka qene ne nje pritje ceremoniale qe po bente ambasada hungareze ne Moske. Aty pervec perfaqesuesve ushtarake te vendeve te Traktatit merrte pjese edhe ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik marshalli Rodion Malinovski. Takimi im i pare me te ne ate ambasade u be ne nje presion psikologjik disi te provokuar dhe nen relata kortezie te shtirura. Por kjo komedi nuk do te vazhdonte shume gjate pasi do te vinte nje moment dhe marshalli sovjetik do te shprehej karshi te gjitheve dhe teper publikisht se shqiptaret e kishin gojen me piper dhe nuk shfaqnin gje tjeter vecse harbuteri. Reagimi im pas kesaj ishte po me te njejten resto dhe ashtu si ai edhe une replikat i bera publike.

A ju kujtohet cfare i thate konkretisht

Gjera te pergjithshme parimore cfare mund ti thosha tjeter si p. sh. Ne kemi te drejten tone apo Ju duhet te respektoni mendimet dhe jo tu imponoheni shteteve te tjera etj.

Situata rendohej vazhdimisht.

Sic e prezantojne gjeneralet me te fuqishem te ushtrise shqiptare te asaj kohe te cilet ishin pjesemarres ne ate mbledhje te vecante u krijua incidenti i pare me shtetin me te fuqishem komunist te kohes ku ishte mbeshtetur gjithe ekonomia shqiptare. Kuptohet se situata ishte acaruar jo pak madje ajo po shkonte drejt nje rrenimi te pashmangshem duke pergatitur madje divorcin e menjehershem. Kjo shprehej dhe ne mosperfilljen ndaj delegacionit shqiptar ne ditet ne vazhdim si kishte filluar takimi i Traktatit.

Cfare ndodhte ne te vertete

Ndersa ne shtepine moderne te Moskes Dom Army vinin me radhe lsquoZIM-at e zinj te delegacioneve pjesemarrese ne takim delegacioni yne paraqiste kerkesa te njepasnjeshme per te realizuar takim me shefin e shtabit te pergjithshem te ushtrise sovjetike gjeneralin Zaharov dhe me ministrin Malinovski. Situata e ushtrise shqiptare ne te vertete ne ato momente ishte teper kritike. Ajo kishte nevoje per furnizime teper emergjente sic ishin armatimi municioni veshmbathja ushqimet etj. te cilat beheshin sipas disa kontratave qe ishin lidhur me ushtrine sovjetike dhe konkretisht me drejtorine e dhjete te saj. Mirepo ndersa per te gjitha delegacionet e tjera gjendej kohe nga ana e autoriteteve me te larta ushtarake sovjetike per te bere takimet e kerkuara cuditerisht delegacionit shqiptar jo per nje dite e dy por per kater dite sa vazhdoi zbatimi i programit te parapergatitur i takimit te delegacioneve te vendeve te Traktatit nuk u gjet kohe madje nuk u kthehej asnje pergjigje per kerkesat qe benin ne menyre te vazhdueshme. Fjalet dhe mesazhi ndash sqaron tashme gjeneral Parllaku ndash ishin te qarta dhe te pastra. Delegacioni yne dhe te gjithe ushtaraket shqiptare duhej te

distancoheshin nga mendimi pozicioni dhe qendrimi i udheheqjes politike ne lidhje me Kinen dhe aq me shume per rezonancen e krijuar me politiken sovjetike. Ata arrinin te shfrytezonin kete moment teper kritik ku ndodhej ushtria jone e cila kishte nevojat me urgjente per vazhdimin e levrimit te ndihmave per te bere presionin e paracaktuar. Kjo shtyrje takimesh behej me qellim qe te mesoheshin qendrimet e delegacionit tone dhe pastaj te vendosej apo jo takimi.

Megjithate nderkohe qe te gjitha delegacioneve te te gjitha vendeve iu rezervuan pritje te vecanta duke shfrytezuar pushimet mes seancave apo intervalet kur shkohej ne seminare apo stervitje per delegacionin shqiptar as qe denjonte kush madje atij iu krijua nje situate inferioriteti. Situata e tille mes gjendjes se renduar psikologjike te anetareve te delegacionit vazhdoi deri diten e fundit kur po zhvillohej dreka perfundimtare ceremoniale e percjelljes. Aty delegacioni shqiptar dhe vete shefi i shtatmadhorise Petrit Dume shpertheu ne revolte aq sa prishi gjithe dreken dhe shokoi jo vetem kreun e ushtrise sovjetike por edhe te gjitha delegacionet pjesemarrese.

Po cfare ndodhi ne te vertete

Ne sallen kryesore te ceremonive te shtepise se ushtarakeve Dom Army ne qender te Moskes po shtrohej dreka zyrtare per te nder te delegacioneve pjesemarrese ne takimet e Traktatit te Varshaves. Ne krye te salles ndash tregon gjenerali Ramohito - ishte vendosur tavolina e presidiumit. Ne oren 12.00 ne salle hyri delegacioni sovjetik qe ishte dhe delegacioni prites. Pas tij hyne me radhe delegacioni i Polonise Cekise Hungarise Gjermanise Lindore Shqiperise Bullgarise dhe Rumanise. Megjithese ne pamje te pare dukej se gjithcka shkonte mire dhe sipas rregullave te vendosura ne e ndienim se dicka ishte thyer perfundimisht dhe nuk na vinte mire qe prezantohej nje situate me se normale.

Ne krye te salles zuri vend delegacioni i vendit prites dhe pas tyre sipas etiketave te paravendosura ne tavolina zune vend te gjitha delegacionet me radhe. Ne krye te salles me delegacionin sovjetik zune vend gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik Malinovski Komandanti i Pergjithshem i Komandes se Traktatit te Varshaves marshalli Grecko si dhe shefi i shtabit te pergjithshem i ushtrise sovjetike marshalli Zaharov etj. Si zune vendet te gjithe ushtaraket e larte te vendeve te Demokracise Popullore sic e quanin veten zakonisht ne salle u vendos nje heshtje e madhe. Nderkaq komandanti Grecko theu heshtjen duke mbajtur disa caste nje fjale hapjeje pas se ciles hapi siparin e bisedimeve. Ai u uroi delegacioneve pjesemarrese mireseardhjen ne Bashkimin Sovjetik. Pastaj uroi edhe punen e mbare te perbashket te anetareve te ketij takimi te pervitshem. Uroi gjithashtu per perparimet qe ishin bere ne industri dhe bujqesi ne vendet perkatese te cdo perfaqesuesi ne Traktatit ashtu sic uroi per forcimin e metejshem te mbrojtjes se tyre. Pas kesaj fjala iu dha delegacionit rumun i cili perfaqesohej nga shefi i shtabit te te pergjithshem te ushtrise se saj. Ne keto momente e kerkoi fjalen shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise sone gjeneral Petrit Dume i cili kishte kater dite qe rezervonte kerkesa per te bere takim me ministrin e Mbrojtjes sovjetike. Gjithsesi pala sovjetike qe ishte dhe drejtuese e takimit te drekes bente shurdhin duke mos denjuar te jepte fjalen. Nderkohe qe i jepej fjala Hungarise Cekise Bullgarise Polonise Gjermanise e cila kryesohej nga zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise. Ne kete rast sa foli perfaqesuesi gjerman ndodhi dhe dicka kurioze se menjehere pas tij u cua serish ministri Malinkovski i cili para gjithe te pranishmeve duke e konsideruar si sihariq per te gjithe njoftoi informacionin qe sapo kishte marre se pikerisht zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise gjermane i cili kryesonte delegacionin e ketij vendi ne kete takim ishte emeruar pikerisht shef i Shtabit te Pergjithshem. Nderkohe qe beheshin llogje te kesaj natyre me sihariqe e me falenderime reciproke gjenerali shqiptar vazhdonte te kerkonte fjalen. Pas gjermanit e mori fjalen serish ministri Malinovski i cili premtoi se megjithese ishte fjale pershendetese nuk do te ishte dollia e fundit. Mesazhi per ne ishte i qarte nese do te heshtnim dhe do tu benim amin te gjitha thenieve te sovjetikeve dhe te distancoheshim nga opinioni i udheheqjes sone per ta do te na jepej fjala madje do te organizohej edhe takimi i kerkuar qe diten e pare me ta. Megjithate nuk kishte asnje arsye qe ne te benim nje veprim te tille aq me shume ne nje moment te tille kur ne e konsideronim veten teper te fyer dhe te indinjuar aq sa Petrit Dume beri ate qe do te hynte ne historine e tyre dhe tonen. Veprimet e tij treguan ate qe ne si popull kishim karakter e qe nuk mund ta pranonim perdhosjen percmimin dhe inferioritetin duke cuditur ne menyre te jashtezakonshme te gjitha delegacionet pjesemarrese.

Cfare ndodhi me gjeneral Petrit Dumen

Ate qe vijoi me tej sic shpjegoi dhe me lart nje nga gjeneralet e famshem te asaj kohe dhe qe perfaqesonte Shqiperine ne Traktatin e famshem te Varshaves Halim Ramohito e ploteson serish gjeneral Rrahman Parllaku i pranishem ne ate salle dhe qe atehere mbulonte detyren e zevendesministrit te Mbrojtjes Popullore. Parllaku shpjegon Ndersa Petrit Dume e kishte humbur durimin dhe mezi po priste sa te merrte fjalen qe po i pritej ne menyren me te padrejte ministri sovjetik i Mbrojtjes vazhdonte te fliste e te fliste duke kaluar sa ne nje teme ne nje tjeter. Ne nje moment ai u shpreh per vizitat qe kishte bere ne shume vende anetare te Traktatit te Varshaves. Une kam vizituar shume vende anetare te Traktatit te Varshaves dhe jam kenaqur jo pak per ato arritje qe kemi konstatuar aty. Megjithate kam deshire te vizitoj edhe ato qe nuk kam mundur ti vizitoj. Ndermjet te tjerash sic e dini une dhe shoku Nikita kohet e fundit kemi bere edhe nje vizite ne Shqiperi. Edhe tani i kam ne vesh brohoritjet e popullit dhe optimizmin qe kishte shperthyer ne Shqiperi ne ato momente. Mirepo nga sa kemi konstatuar me mbrapa shohim se ato te gjitha kane qene propagande dhe demagogji pra thjesht formalitete te zakonshme per te mbuluar qellime te medha.

Ketu Petrit Dumes iu sos durimi dhe shpertheu si ta kishte pickuar kush. Ai u cua vetetimthi me kembe dhe duke perplasur duart mbi tavoline me nje force te papermbajtshme sa u kthyen gota e u permbysen pjata bertiti me sa ze qe kishte aq sa te gjithe u stepen jo ne menyre normale por me nje frike te dukshme se cfare mund te ndodhte pas kesaj. Ai me zerin qe i buciti dhe duart qe i dridheshin iu kthye ministrit Malinovski dhe komandantit te komandes se Traktatit lsquoJu gaboheni rende ne konkluzionet tuaja shoku marshall. Ne jemi teper origjinale dhe asnjehere ashtu si na pershkruani ju. Mos harroni nje gje shoku marshall se miqesia kunder dy popujve tane eshte lidhur ne luften e madhe kunder pushtuesit nazist mbi ideale te qarta dhe jo tani ne keto takime ndoshta pa rendesi. Gjenerali fliste dhe fliste aq fort saqe oshtinte salla ne ate menyre qe gjithkush rrinte jo i stepur por i strukur. Ai fliste jo vetem me ton te larte por edhe me fjale te prera dhe te qarta qe kur filloi dhe derisa mbaroi. Ne kete kohe une qe isha ne krah te gjeneral Dumes u cova ne kembe dhe iu leshova me nje bresheri te tera fjalesh te tjera ministrit. Nuk e di se nga me erdhi ajo fuqi dhe gjithe ajo kuraje vetem flisja e flisja sa nuk kisha qejf te mbaroja kurre.

Cfare bente marshalli sovjetik ne ato momente zoti Parllaku

Ai kishte ngelur ne kembe sic ishte ndodhur duke folur ne momentin kur i preu fjalen Petrit Dumja. Ishte shtangur dhe zverdhur i teri pa ditur si te vepronte pasi nuk kishte asnje rrugezgjidhje. Sepse sa mbaroi Petriti dhe po bertisja une nga tavolina tjeter ishin cuar dy gjeneralet e tjere Vaske Gjino dhe Arif Hasko te cilet te irrituar nga sa kishte ndodhur ato kater dite dhe nga sa degjuan ne ate salle kishin mbetur ndoshta me te fyer se te tjeret. Edhe ata bertisnin me sa kishin ne koke duke i treguar vetem gishtat dhe duart marshallit te larte sovjetik qe nuk guxonte te mblidhte veten.

Gjeneralet tane prishen dreken

Gjithe gjeneralet shqiptare ne kete menyre po tundnin sallen duke u rene tavolinave me sa kishin mundesi e duke e shoqeruar kete goditje me te bertitura. Ata flisnin per te drejtat qe po u neperkembeshin nga ata qe i kishin konsideruar miq. Flisnin per patriotizmin e nje populli qe i kishte derguar si perfaqesues aty ne Moske dhe te cilin Nikita se bashku me marshallin e pane mire se cfare dashurie shprehte per Bashkimin e madh Sovjetik e qe nuk meritonte qe perfaqesuesit e vet te cilet ishin ne ate salle te fyheshin ne ate menyre etj. Sipas gjeneraleve te cilet flasin sot per gazeten ajo qe po ndodhte aty ne ate salle kishte shokuar te gjithe gjeneralet e larte te shume shteteve qe ishin aty. Ata nuk dinin si te vepronin dhe nga tia mbanin. Guximi i Petrit Dumes i kishte kaluar kufijte. Ne keto momente komandanti i Traktatit gjenerali Grecko duke pare kete qe po ngjante me ministrin e vet dhe duke pare kete habitje te madhe te salles qe me gjendjen qe kishin krijuar shqiptaret ishte cuar ne kembe duke bere me duar qe te uleshin ne vendet e tyre se cdo gje do te sqarohej. Por askush nuk donte tia dinte. Salla vazhdonte te oshtinte nga te thirrura shqiptaresh. Ne krah te gjeneral Arif Haskos ishte kolegu i tij rumun i cili duke pare gjeneral Haskon qe i cuar ne kembe po bertiste i zhytur ne nje inat te papermbajtshem gjeti momentin dhe i tha Cfare po ndodh keshtu shok. Mos ki frike ti - ia ktheu gjenerali - se gjak nuk ka ketu. Mesohet se ne kete rremuje dhe potere Petrit Dume u ka bere me shenje te gjitheve te braktisnin sallen dhe duke shkuar te marshalli me i larte i ushtrise sovjetike i tha para syve Nuk ju lejoj aspak shoku marshall te hidhni balte mbi udheheqjen e Partise sone. Nderkaq duke kercitur karriget ne menyren me te pakujdesshme doli jashte e nga mbrapa u ndoq ne te njejten menyre nga te gjithe gjeneralet e tjere te delegacionit shqiptar. Pas kesaj dolen te gjitha delegacionet e tjera pasi nuk kishte me kuptim dreka. Te fundit ngelen marshalli Malinovski dhe gjenerali Greckote cilet nga kjo qe u ndodhi ndiheshin shume te pafuqishem dhe teper te menduar.

Vazhdon biseden Halim Ramohito.

Duhet te ikim menjehere ndash tha Petrit Dume si doli nga salla. - Dhe jo me avionet e tyre.

Pas kesaj shkuam menjehere ne hotel dhe ne moment u shoqeruam edhe nga delegacionet e tjera te cilat po arrinin nje e nga nje atje duke kerkuar qe te sqaroheshin se si ishte puna pasi u mungonte informacioni i sakte.

Neve kur nuk kishim asnje gjysme ore qe kishim shkuar ne hotel na vjen njoftimi se te nesermen na priste ne takim vete ministri Malinovski. Absolutisht jo - u pergjigj Petrit Dume. Kerkuam kater dite takim te na kishte pritur. Ne perfaqesojme ushtrine e nje populli qe nuk e meriton te tallet.

E perseriten me ftesen pas ketij refuzimi

Dy ore me mbrapa u perserit ne menyre ngulmuese se duhej me patjeter te takoheshim. Por Petrit Dume serish u ktheu te njejten pergjigje Neser do te ikim dhe nuk kemi aspak kohe. Madje nuk do te ikim as me avionet tuaj. Gjithcka po ndodhte ishte aq e papritur per Mosken zyrtare saqe po peruleshin ne njefare menyre qe te arrihej me patjeter takimi i kerkuar. Ishim ne nje periudhe qe kishte mbi tre muaj qe grupi i punes po pergatiste fillimin e mbledhjes se 81 partive. Dhe per sovjetiket nuk ishte e thjeshte nje situate e tille. Nga darka na vjen nje ftese tjeter e cila thoshte se delegacionin shqiptar e kerkonte komandanti i komandave te Traktatit te Varshaves gjenerali Grecko.

Shkuat

Ne kete rast ishim te detyruar te ndiqnim hierarkine dhe urdhrin pasi ne ishim pjesetare te Traktati ku ai ishte komandant. Keshtu qe nuk kishim si vepronim ndryshe. Sa shkuam te gjenerali Grecko ai nisi menjehere sic duket nga padurimi per te folur me ne Nuk e di si arritet deri ne kete pike. Si do tia beni po te veproni keshtu Ekonomia juaj ka nevoje per tu rindertuar dhe per mbeshtetje ashtu sic ka dhe industria bujqesia apo dhe ushtria. Nuk e di nese i keni bere mire hesapet me iniciativat e pamenduara si po veproni. Ne kete moment fjalen ia pret menjehere Petrit Dume i cili i thote Shoku Grecko. Ne nuk lejojme kend te tallet dhe te loze as me autoritetin e udheheqjes sone dhe as me ate te popullit tone qe doni apo nuk doni ju eshte nje popull martir i cili kurrsesi nuk do te pranonte te ndihmohej me kushte te paperballueshme. Ai popull di te mbijetoje edhe pa ju ashtu sic ka bere dikur. Ne jemi gati te kthehemi te sepatat dhe te hanxharet por qe te perdhosemi kurrsesi nuk na shkon ne mendje. Pas kesaj gjeneral Dumja u cua ne kembe duke lene te kuptohej se kishte mbaruar dhe nuk kishte cfare te bisedonte me. Pas tij u cuan te gjithe dhe u larguan perjashta. Ne mbremje delegacioni u nis me avionin me te cilin do te iknin rumunet dhe bullgaret nderkohe qe une do te vijoja misionin derisa jo shume kohe me pas Hrushovi do te me shpallte non grata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›