E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahje masive në mes dy familjeve

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 12:33

Dy familje fqinje dhe kushërirë në mes vete, për motive hakmarrjeje janë përleshur të dielën në mes vete, ku janë përshirë dhjetë persona, me ç’rast janë përdorur shufra druri.

Rastin e ka konfirmuar Zeqir Kelmendi, zyrtar për informim i policisë për rajonin e Pejës, i cili ka thënë se dy familje të fshatit Damjan të Gjakovës, janë përfshirë në rrahje masive, ku kanë marrë pjesë 10 persona dhe si pasojë e kësaj rrahje ka edhe persona të lënduar.

"Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta, si shkopinj druri, ku edhe disa prej
pjesëmarrësve në rrahje kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor", deklaroi Kelmendi.

Kelmendi po ashtu tregoi se policia ka arrestuar të gjithë personat e përfshirë në rrahje, ku shtatë prej tyre janë ndaluar në ndalim policor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›