E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosja, kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 12:50

(E plotësuar) Dy udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, të hënën kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve të parakohshme. Ky qëndrim është marrë të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje pas analizave që i janë bërë situatës së muajve të fundit në vend.

Në konferencën për media të hënën, drejtuesit e Vetëvendosjes kanë thënë se Qeveria realisht ka heq dorë nga shteti dhe nga përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës dhe i duhet vetëm formalisht të deklarohet dorëheqja

Disa prej arsyeve që kanë shtyrë këtë lëvizje të kërkojë dorëheqjen e Qeverisë dhe një proces të ri zgjedhor është situata e muajve të fundit, e cila sipas Vetëvendosjes, po e çon pavarësinë e vendit drejt tkurrjes.

Albin Kurti ka thënë me këtë rast se një prej arsyeve kryesore për një kërkesë të tillë është se Qeveria e Kosovës me në krye kryeministrin Hashim Thaçi, po bëhet gati për koncesione të reja me Serbinë.

“Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë këtë qëndrim dhe për hirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, e kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës, e cila nuk sjellë zgjidhje për Kosovën, por sjell vetëm probleme. Ne me organizimin tonë, me aktivitetet tona, do të përpiqemi që ta rrisim trysninë tonë në mënyrë që të vijmë në ditën kur do ta kemi këtë dorëheqje dhe do ta kemi shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Pra ne do t’i maksimalizojmë angazhimet tona, kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve, duam ta bëjmë edhe vetëdijesimin dhe emancimipim e gjithë shoqërisë së Kosovës, në mënyrë që të vijmë te ajo ditë kur do të mund t’ia ndërrojmë procesit aktual kahjen”, ka thënë ai.

Kurti e Ahmeti kanë përmendur bisedimet pa kushte me Serbinë, marrëveshjet për kopjen e kadastrave, të librave të amzës dhe vulat dhe tabelat e dyfishta, si disa prej arsyeve që kjo qeveri, sipas tyre, duhet të largohet nga pushteti.

Ndërkaq edhe me intervenimin në veri, sipas tyre, Qeveria i ka dërguar mesazh të qartë strukturave ilegale atje se nuk është në gjendje t’u kundërvihet këtyre strukturave, edhe kur rrezikohet jeta e policëve dhe qytetarëve.

“Çdo ditë që kjo Qeveri qëndron në pushtet, qytetarët e Kosovës humbin pjesë nga pavarësia e shtetit, humbin pjesë nga pavarësia e shtetit, humbin pjesë të pasurisë publike të Kosovës, humbin pjesë të buxhetit të Kosovës dhe humbin pjesë të territorit të shtetit tonë. Çdo orë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët humbin gjasat që një ditë Kosova të jetë shtet normal, sovran dhe i zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Drejtuesit e Vetëvendosjes kanë thënë se do të përdorin të gjitha mjetet, duke nisur nga zëri në Kuvendin e Kosovës, por edhe organizimi jashtë institucioneve, pa përjashtuar këtu edhe protestat, për realizimin e qëllimin për largimin e Qeverisë aktuale nga pushteti.

Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ata kanë thënë se dëmet që po i shkaktohen buxhetit të Kosovës nga Qeveria aktuale, janë mijëra herë më të mëdha sesa shpenzimet që mund të krijojnë zgjedh

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›