Rrahu të sëmurin, kapet 25-vjeçari
Një 25-vjeçar nga rrethi i Gramshit është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, pasi ka goditur me mjete të forta një të sëmurë mendor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 në fshatin Kukur të Gramshit, rreth 40 km larg qytetit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 25-vjeçari Klodian Meçi, banues në fshatin Kukur, ka plagosur me mjete të forta 30-vjeçarin Agim Meçi, i cili rezulton të jetë i sëmurë mendor. Policia e ka klasifikuar ngjarjen si plagosje për motive të dobëta dhe ka kërkuar nga prokuroria e rrethit të nxjerrë urdhrin e arrestit për 25-vjeçarin Meçi.