Vapa, mbytet në rezervuar i riu
Një 18-vjeçar, banor i fshatit Metallaj të Komunës së Maminasit, ka humbur jetën pasditen e djeshme, kur ka qenë duke u larë. Ngritja e temperaturave ka bërë që shumë njerëz t‘i drejtohen plazhit apo rezervuarëve dhe lumenjve për të shijuar freskinë e ujërave pas shiut. Edhe Ermal Hushi nga Metallaj ka bërë të njëjtën gjë. Ai ka qenë duke u larë në rezervuarin e fshatit, por është mbytur në rrethana ende të paqarta. Familjarët dhe banorë të fshatit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hyrë në rezervuar për të gjetur trupin e pajetë.