E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrebelimi ne Hamallaj, kapet organizatori

Gjirokaster-Bie ne prangat e policise, kur sapo kthehej nga Greqia, personi i akuzuar si organizator i protestave te dhunshme ne Hamallaj te Durresit. Gjon Pera, 33 vjec, eshte paraqitur mengjesin e djeshem, rreth ores 06.10, ne piken kufitare te Kakavijes, per kryerjen e procedurave te hyrjes ne token shqiptare. Burime zyrtare te policise se Gjirokastres, bene te ditur se kur eshte bere verifikimi i dokumentave te ketij personi, ka rezultuar se ky person ishte shpallur ne kerkim. Ai eshte arrestuar menjehere nga efektivat e Policise Kufitare te Kakavijes. Per 33-vjecarin nga Puka, por me banim ne Hamallaj te Durresit, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres, kishte leshuar ne date 9 korrik te ketij viti nje urdher ndalimi. Mbi te rendojne nje sere akuzash qe kane te bejne me ngjarjen e ndodhur ne Hamallaj, ku gjate operacionit per prishjen e ndertimeve pa leje ne kete zone bregdetare, u sulmuan forcat e policise. Mbi Gjon Peran rendojne akuzat ”Organizim dhe pjesmarrje ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, ” Kundershtim te punonjesit te Policise” , ” Goditje per shkak te detyres”, ”Pengim i qarkullimit te mjeteve te transportit”, Prishje e qetesise publike”, vepra keto te parashikuar nga nenet 262,293,274,237,236/2 te Kodit Penal. Policia e qarkut Gjirokaster, pas ndalimit te personit te kerkuar, ka njoftuar Drejtorine e Policise se Qarkut Durres per veprime te metejshme.
Protesta ne Hamallaj
Gjon Pera akuzohet si nje nga eksponentet kryesore te ngjarjes se ndodhur ne Hamallaj te rrethit Durres, ne fillim te ketij muaji. Pasi kane pare se kane behur ne fshat fadromat e ndertimores, banoret e fshatrave Sukth dhe Hamallaj, i zune prite policise, duke e sulmuar me gure, hunj gardhi dhe bomba molotov. Nga kjo ngjarje mbeten te plagosur rende tre efektive te policise, kurse 7 te tjere u lenduan lehte. Shkak I kesaj dhune eshte bere aksioni i Inspektoriatit Ndertimor per te shembur rreth 150 objekte te ndertuara pa leje ne kete zone gjate viteve te fundit. Te njoftuar per aksionin, banoret u kane zene prite ne oren 05:00 te mengjesit uniformave blu, mes te cileve edhe forcave te Nderhyrjes se Shpejte, qe kishin shkuar ne mbeshtetje te ndertimores. Inspektoriati Ndertimor u terhoq nga nisma per shembjen e banesave, deri kur te qetesohej situata. Per kete ngjarje u vune ne pranga nga policia e Durresit, 7 persona te dyshuar si organizatore dhe dhunues te uniformave blu, ku nuk munguan edhe molotovet.

Akuzat
”Organizim dhe pjesmarrje ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme”
”Kundershtim te punonjesit te Policise”
” Goditje per shkak te detyres”
”Pengim i qarkullimit te mjeteve te transportit”
Prishje e qetesise publike”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›