Rrebeshi, përmbytet Durrësi dhe 10 shtëpi në Peqin
30/05/2009 Ankohen banorët
Kaosi ka përfshirë të gjitha rrugët e Durrësit pas një stuhie të fortë dhe rrebeshi që ka nisur në mëngjesin e së premtes. Të gjitha rrugët, sheshet dhe lagjet kanë përjetuar kaos duke risjellë ditët e vështira të përmbytjeve masive të dhjetorit e të janarit. Shirat kanë nisur në orët e natës, por rreth orës 8.20 duke vijuar për gati dy orë. Porti e peshkimi kanë mbyllur portat, kurse administratat kanë funksionuar me gjysmën e kapaciteteve të punonjësve për shkak të mungesave të shumta. Uniformat e qarkullimit rrugor kanë përforcuar patrullimet në rrugët, kryqëzimet dhe autostradë për të shmangur aksidentet. Rrebeshi krahas paralizimit të qarkullimit të mjeteve, të cilat kanë sjellë kaos në rrugët e qytetit, ka vënë në një pozicion të vështirë edhe sektorin e bujqësisë. Një ekip me specialistë të këtij sektori ka dalë menjëherë në terren për të kaluar në komuna e fshatra. Ndonëse nuk ka ndonjë konkluzion lidhur me dëmet e mundshme që mund të jenë shkaktuar kryesisht në të mbjella, në grurë, në vreshta e pemëtari, në disa zona demet rezultojnë të jenë të konsideruara. Ndërkohë probleme janë shënuar dhe në Peqin, në fshatin Poajovë të komunës me të njëjtën emër në rrethin e Peqinit. Ngjarja është regjistruar gjatë shirave të një nate më parë, kur përroi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur shtëpitë e banorëve. Uji i ka hyrë në shtëpi dhe kanë pësuar dëmtime të shumta në orendi. Mëngjesin e së premtes ata kanë lajmëruar pushtetin vendor për përmbytjen. Sipas njërit prej banoreve të dëmtuar, Jonuz Kulla, përmbytja ka ardhur pasi nga ndërtimi pa ndonjë studim i një rruge nga komuna është bllokuar përroi.
Xh. Gradica, L. Lleshi