Prokuroria e Tiranës, rëzon zërat për helmimin e 40 studentëve
30/05/2009 Eksperët: Gjëndja shëndetësore ka qënë psikologjike. Produktet ishin “ok”
Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë zërat se 40 studentët maqedonas janë helmuar në një nga fast-fundet e kryeqytetit. Të mbështetuar nga disa ekspertiza laboratorike por edhe nga verifikimet që prokurorët kanë kryer në ambientet e lokalit ku kanë qëndruar turistët, është arritur në konkluzionin se gjëndja e rënduar e tyre ka qënë psikologjike dhe jo realisht e vështirë sa u është transmetuar bluzave të bardha të spitalit ushtarak. Rezultatet e analizave kanë treguar se asnjëri prej studentëve maqedonas nuk ka pasur probleme, por për shkak se ata kishin rreth tre ditë që udhëtonin në vendet e ndryshme të shqipërisë, një pjesë e tyre i ka ndjerë çregullimet e ushqimit si dhe të lëngjeve freskusë. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Tiranës të parat që kanë dhënë shenjat problematike të udhëtimit (Të vjella) kanë qënë dy vajza. Menjëherë pas tyre kanë qënë edhe disa studentë të tjerë, të cilët pasi kishin konsumuar disa lëngje dhe hamburger të një fas-fudi që ndodhet pranë kolonave, kanë filluar edhe ata të vjellin në ambientet e jashtme të tij. Kaq ka mjaftuar që pjesën tjetër të studentëve ta kapë paniku me idenë, se gjëndja e tyre shëndetësore mund të ketë ardhur si pasojë e konsumimit të ushqimit të ndenjur, gjë e cila krijon helmin në organizmin e njeriut. Të ndodhur në këtë situatë rreth 40 studentë janë transportuar në ambientet e spitalit ushtarak, ku vetëm 10 prej tyre kanë pranuar ti nështrohen trajtimit të mjekëve, të cilët i kanë kryer lavazh mjekësor. Ndërkohë që pjesë tjetër pas përfundimit të trajtimit të dhjetë shokëve të tyre, janë larguar pa pasur ndonjë problem shëndetësor. Dje prokuroria ka kryer një verifikim tëk fast-fud “Kolonat”, ku parë me imtësi artikujt e prodhimit të picave dhe impianti i Coca-Colës. Nga ky kontroll është konstatuar se të gjitha produktet që tregtohen nga ky biznes janë në gjendje të freskët. Aktualisht akuza ende ska vendosur nëse do të fillojë një procedim penal apo jo.