Shkelqim Cani Ka rene konsumi dhe prodhimi
Ne deklaraten e fundit keshilli mbikeqyres i Bankes se Shqiperise deklaroi se ekonomia po vuan kerkesen e ulet ne tregun e brendshem. Per ish-guvernatorin Shkelqim Cani renia e kerkeses deshmon se per publikun kriza nuk ka kaluar. Renia e kerkeses se brendshme do te thote qe konsumatoret qofte individet qofte bizneset pakesojne shpenzimet. Kur bie kerkesa edhe prodhimi nuk eshte ne kushtet optimale. Qe do te thote se ekonomia vazhdon te lengoje eshte shprehur Cani. Sipas te dhenave zyrtare te institutit te statistikave ne gjysmen e pare te vitit shitjet me pakice ne tregun e brendshem rane me 2.5 per qind. Ish-kreu i bankes thote se vec mungeses se tregut te brendshem ekonomia po perfiton pak edhe nga eksportet. Eksportet jane te paqendrueshme mineralet dhe fasoni nuk sjellin me valute ne vend deklaroi Cani. Ne fund ish-guvernatori ben nje analize edhe per ate qe po ndodh ne tregun financiar. Fillimisht ishin bankat qe nuk jepnin. Tani jane bizneset dhe individet qe nuk marrin kredi. Edhe ky vit po mbyllet keshtu. Pa kredi pa investime nuk ka rritje ekonomike theksoi ai. Vitin e kaluar rritja ekonomike ne Shqiperi sipas INSTAT u pergjysmua ne 3.3 per qind nderkohe qe per kete vit FMN deri tani parashikon nje rritje edhe me te ulet deri ne 2.6 per qind.
TCH