E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet Morati: "Mendova për Kapelon”

Padroni i Interit, Masimo Morati rrëfehet për revistën "Famiglia Cristiana". Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane, presidenti zikaltër thotë: "Po, vitin e kaluar mendova të merrja Kapelon, pasi ishte tekniku që kishte dëshmuar vazhdimësi të madhe në rezultate dhe ne nuk kishim fituar akoma. Më pas, mbivlerësova besnikërinë e Mancinit, që mu shpërblye plotësisht". Për të mbetur në kampin e Interit, mbrojtësi rumun, Kristian Civu, i cili u dëmtua në miqësoren Gjermani-Rumani, do të qëndrojë tri javë jashtë fushave pas dëmtimit në shpatull. Civu do të humbasë edhe ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve. Kambiaso është edhe ideja më e fundit e trajnerit Mancini për në repartin e mbrojtjes në takimin kundër Fenerbahces në Stamboll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›