Milani blindon Kakanë, 8 milionë euro në sezon

Tetë milionë euro do të fitojë Riki Kaka me Milanin, nga 5.5 milion euro që merrte me kontratën e mëparshme. Kandidati kryesor për fitimin e "Topit të Artë", i kërkuar në shifra të cmendura nga Reali i Madridit, do të jetë sërish futbollisti më i paguar në Itali. "Kaka e meriton një rritje, dhe këtë do të bëjmë më kënaqësi", - kishte premtuar padroni i Milanit, Silvio Berluskoni, pas fitimit të Superkupës së Europës. Kontrata aktuale e mesfushorit brazilian përfundon në vitin 2011, pa opsion ripërtëritje deri në vitin 2012, por shumë shpejt klubi i Milanit do të blindojë xhevairin e tij. Duhet të kujtojmë se Reali i Madridit i kishte ofruar lojtarit një pagesë prej 13 milionë eurosh në sezon.
Anceloti - Sot në Siena, Milani do të luajë pa Kakanë, Pirlon dhe Odon. Trajneri Anceloti vendosi për t'i lënë pushim dy lojtarët e Kombëtares italiane dhe brazilianin, në kuadër të ndeshjes së parë të skuadrës kuqezi në Ligën e Kampioneve kundër Benfikës, takim që do të luhet të martën e ardhshme. "Do të ketë disa mungesa, por këto janë të lidhura me impenjimet që patën dhe me udhëtimet e kryera", - shpjegoi tekniku kuqezi. "Pirlo dhe Kaka nuk kanë mundësi të rikuperohen dhe do të qëndrojnë në shtëpi. Të tjerët, të cilët luajtën më pak, do të jenë të gjithë në dispozicion. Odo? Ndjen pak dhembje në pulpë dhe është më mirë të clodhet. Duke u ndalur te ndeshja e së martës kemi vendosur të mos rrezikojmë shumë. Nuk na tremb fakti që kemi disa probleme përpara, nuk jemi në vështirësi. Xhilardino dhe Inzagi janë të besueshëm dhe pastaj kemi dhe disa zgjidhje të tjera sic janë trekuartistët". Milani ka arritur një fitore dhe një barazim në dy fitore në javët e para, ndërsa Siena, nuk ka mundur të marrë asnjë pikë.
Ronaldo – Anceloti foli edhe për "Fenomenin": "Gabuam në disa vlerësime, por më vjen keq që Ronaldon pasi ka shumë të dëshirë të luajë dhe për më tepër që i penalizuari është ai. Jemi të gjithë në pritje të tij për t'u kthyer sa më shpejt në fushë".
Ishte pikërisht tekniku i Milanit, i cili javën e kaluar, i kishte siguruar të gjithë se "Fenomeni" do të ishte në fushë gjatë ndeshjes kundër Sienës. "U bë ngatërrua gjithcka, pasi edhe rikuperimi mendohej se do të ishte më i lehtë. Zërat për probleme të të brendshme janë të gjitha shpikje".
Maldini - Si një kapiten i mirë, Paolo Maldini mbron Xhilardinon, i cili ndodhet në qendër të kritikave kohët e fundit. "Të gjithë në lojtarët e vlerësojmë, ai është sulmuesi i vetëm me karakteristika të ndryshme nga të tjerët. Besimi te vlerat e tij është nga klubi dhe shokët ekziston., Duhet të qëndrojë i qetë". Në lidhje me blerjen e re të Milanit, Paton, Maldini thotë: "Është një investim i rëndësishëm".
Briatore: "Kostakurta, trajneri ideal"
Alesandro Kostakurta është emri që ka përzgjedhur cifti Briatore-Iklëstoun për bankinën e Kuins Park Rejnxhërs. Ish-mbrojtësi i Milanit dhe bashkëpunëtori aktual i Karlo Ancelotit u kontaktua disa ditë më parë. Billi iu përgjigj pozitivisht ftesës për të nisur tratativat. Kostakurta dhe Briatore, frenkuentues të plazhit Forte di Marmi, njihen prej kohësh. Bosi i skuderisë Reno në Formula 1, Flavio Briatore, e individualizoi Kostakurtën si trajnerin ideal për të nisur një cikël te Kuins Park Rejnxhërs në Angli.
Del Piero-Juventus, dilemë rinovimi
Të hënën e ardhshme pritet të zhvillohet takimi deciziv midis Stefano Del Pieros, vëllait dhe menaxherit të Alesandro Del Pieros, dhe drejtuesve të Juventusit për të gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Dy takimet e parë u mbyllën duke nxjerrë tym të zi. Juventusi propozoi një kontratë deri në vitin 2010 (një vit kontratë me opsion edhe një vit tjetër), por u tregua shumë e shtrënguar te paratë: 3.5 milionë euro për sezon, në raport me 5 milionët që Del Piero paguhet aktualisht nga klubi bardhezi.