Skandalet në sport, nga futbolli te Formula 1

Skandalet në sport janë të bujshme dhe ato lënë gjurmë në kujtesën e të gjithëve, por dhe dëmi i shkaktuar prej tyre është i madh. Emrat e të përfshirëve në to janë të famshëm, që nga Diego Maradona, i cili luajti në Kupën e Botës së vitit 1994 dhe u dërgua në Argjentinë pas rezultoi një përdorues dopingu, e deri te Luciano Moxhi, ish-zyrtari i lartë i Juventusit, i cili u dënua me pesë vjet për të qëndruar larg futbollit në Itali. Skandalet nuk kanë prekur vetëm futbollin, por dhe garat em makina, ciklizmin e basketbollin.
Mafia e bilbilave
"Mafia e bilbilave", apo "Mafia do Apito" sic njihet në Brazil, është një nga skandalet më të mëdha që shpërtheu në futbollin e sambës dhe ka të bëjë me fiksimin e rezultateve të ndeshjeve. Disa investitorë, të cilët nuk ishin të lidhur me ndonjë klub të vecantë, korruptuan dy gjyqtarë të njohur: Edilson Pereira de Karvalho (një anëtar i stafit të FIFA-s për gjyqtarët) dhe Paulo Hoze Danelon për të fiksuar rezultatet e ndeshjeve sipas atyre që ishin dhënë në faqet e kompanive të basteve Aebet dhe Futbet, duke u bërë milionerë. Karvalho morri si shpërblim 4.400 dollarë për të fiksuar rezultatin e ndeshjes të kampionatit brazilian midis Juventude dhe Figuirense. Gjyqtari më pas pohoi se kishte pranuar paratë për fiksimin e rezultatit pasi ai kishte rreth 13 mijë dollarë borxh. Njëmbëdhjetë ndeshje të gjykyar nga Karvahlo kishin përfunduar në barazim. Gjyqtari u pezullua përjetësisht nga Federata Braziliane.
Kalcopoli
Konsiderohet si skandali më i madh i futbollit në Itali, ku u përfshinë disa nga klubet më të mëdha të ligës profesioniste italiane. Skandali, në qendër të cilit ishte ish-drejtori i i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moxhi, u zbulua në maj të vitit 2006 nga policia italiane dhe në të u përfshinë Juventusi, Milani, Fiorentina, Lacio dhe Rexhina. Përgjimet telefonike provuan faktin se një rrjet i madh marrëdhëniesh midis menaxherëve të ekipeve dhe gjyqtarëve vendoste edhe për rezultatet e ndeshjeve. Juventusi humbi titullin kampion të sezonit 2004-2005 dhe zbriti në Serinë B, ndërsa Milanit, Fiorentinë, Lacios dhe Rexhinës iu zbritën pikë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Franko Karraro dha dorëheqjen dhe u ndëshkua më pas me 35 mijë euro gjobë. Luciano Moxhi u ndëshkua me 5 vjet largim nga futbolli dhe humbi të gjitha funksionet e tij të mëparshme. Gjyqtari Masimo De Santis, i cili ishte edhe përfaqësuesi i Italisë në Kupën e Botës në Gjermani, ishte në në qendër të skandalit dhe u ndëshkua për të mos arbitruar katër vjet.
Skandali "Hojcer"
Në vitin 2005, futbolli gjerman humbi shumë nga vlerat e tij pas zbulimit të një skandali prej 2 milion eurosh të fiksimit të rezultateve, ku në qendër të tij ishte gjyqtari i kategorisë së dytë, Robert Hojcer, i cili më pas rrëfeu se kishte fiksuar e dhe kishte venë baste për rezultatet e disa ndeshjeve në Bundesligën 2 dhe në Kupën e Gjermanisë. Skandali u përshkrua si më i madhi në futbollin gjerman qysh prej skandalit të Bundesligës në vitet 70, pasi një numër i madh lojtarësh dhe zyrtarësh u akuzuan për përfshirjen e tyre në një grup të organizuar kriminal në vigjilje të Kupës së Botës në Gjermani. Hojcer dha dy penallti shumë të diskutueshme në takimin e humbur nga Hamburgu (2-4) në Kupën e Gjermanisë me Padebornin, një ekip rajonal, që solli edhe eliminimin e klubit të njohur të Bundesligës. Hojcer u ndëshkua për jetë për të mos arbitruar e pasur asnjë marrëdhënie me futbollin dhe u ndëshkua edhe me 29 muaj burg, ndërkohë që Hamburgu u dëmshpërblye me 2 milionë euro nga Federata Gjermane e Futbollit.
Turi i Francës
Viti 2007 ka qenë edhe më i shëmtuari për rrethin ciklistik më prestigjioz në botë. "Tour de France 2007" u përballe me një seri të madhe skandalesh për përdorim dopingu. Dy ciklistë elite, përfshirë favoritin Aleksandër Vinokourov, u përjashtuan nga gara. Kryesuesi i garës, Mikael Rasmusen, u largua nga Turi prej ekipit të tij katër gara përpara përfundimit pas thashethemeve pëe një përfshirje të tij të mundshme në doping.
"Operacioni Puerto"
Nisi në Spanjë në maj të vitit 2006 dhe në qendër të tij ishte doktori Eufemiano Fuentes dhe një numër bashkëpunëtorësh. Ai u akuza se u kishte dhënë produkte të ndaluara dopingu më shumë se 200 sportistëve për të rritur performancën e tyre. Klientë të Fuentes ishin një tenistë të nivelit të lartë dhe yje të futbollit. Në maj të vitit 2007, tri prej tyre pranuan se kishin përdorur substanca të ndaluara.
Akuza spiunazhi edhe për Renonë
Edhe Reno mund të akuzohet për spiunazh në Formula 1. Sipas revistës të specializuar gjermane "Auto, motor und sport", shtëpia franceze ka marrë këtë vit të dhëna të rezervuara të furnizuara nga ish-inxhinieri i Meklarenit, Fil Mekereth. Tekniku, pohon revista, ka cuar te Reno tre disketa me plane të konstruksionit të makinës dhe përllogaritje të më se njëzet detajeve të Meklarenit. "Nëse akuzat kundër Renosë do të konfirmohen, FIA do të hapë një hetim", - tha një zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Kampioni i Botës, Fernando Alonso ishte plotësisht i implikuar në hetimet e FIA-s në skandalin e spiunazhit industrial. Në vendim prej 15 faqesh të FIA-s, u publikuan edhe detaje të e-mailve të shkëmbyer midis Alonsos dhe pilotit testues, Pedro de la Roza, ku të dy ata ishin zotërim të informacioneve teknike shumë konfidenciale që i përkisnin Ferrarit. Dosja e Ferrarit kishte 780 faqe. Pas gjobës prej 100 milionë dollarësh, FIA bëri edhe azhurnimin e pikëve për renditjen e konstruktorëve në Botërorin e Formula 1, ku skuderisë anglo-gjermane iu hoqën të gjitha pikët. Renditja e re: 1. Ferrari 143 pikë; 2. BMË-Sauber 86 pikë; 3. Reno 38 pikë; 4. Uiliams 25 pikë; 5. Red Bull 16 pikë; 6. Tojota 12 pikë; 7. Super Aguri 4 pikë dhe Honda 2 pikë.
Kërkohet për pastrim parash, lirohet nga burgu
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kolumbisë, Fredi Rinkon, i kërkuar të ekstradohet nga Panamaja, u lëshua nga burgu në Brazil. Rinkon, i cili luajti në tri Kupa të Botës për vendin e tij, iu dha liria nga Gjykata Supreme Federale e Brazilit. Atij i është bllokuar pasaporta dhe nuk mund të largohet nga Sao Paolo pa autorizimin e policisë. Rinkon, 41 vjec, është i kërkuar në Panama me akuzën e pastrimit të parave. Mesfushori, i cili ka lujtuar më parë me klubet braziliane të Korinthians dhe Palmeiras, Napolin në Itali dhe Realin e Madridin në Spanjë, ishte arrestuar në Sao Paulo në muajin maj.