E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: “Jam martuar me Arsenalin”

Arsen Venger dhe Arsenali, duken se janë prerë për njëri-tjetrin në një "martesë" të përjetshme. Edhe këtë edhe thotë dhe tekniku francez, pasi firmosi kontratën e re që skadon në vitin 2011. "Jam në një pikë të karrierës sime, - thotë trajneri, - në të cilën nuk duhet t'i afrohem kurrsesi asnjë bankine tjetër. Nuk shikoj pas, kam marrë mbështetjen e shoqërisë dhe të tifozerisë dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të më ndodhë gjatë punës sime. Do të provojmë të shkruajmë historinë, duke fituar tituj dhe luajtur një futboll të madh". Francezi, tashmë 58 vjec, është dhe trajneri më i suksesshëm te klubi londinez. Arsen drejton Arsenalin qysh nga viti 1996. Venger është i vetmi trajner jo-anglez që ka fituar dy herë brenda një sezoni kampionatin dhe kupën e Anglisë, në vitin 1998 dhe 2002. Në vitin 2004 ai u bë menaxheri i vetëm në Premier Ligë që e përfundoi sezonin pa asnjë humbje. Venger, sa për kuriozitet ka përfunduar studimet për inxhinieri dhe ka mbrojtur masterin në Ekonomi. Trajneri i Arsenalit flet shtatë gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe atë japoneze, edhe pse jo shumë mirë. Venger njihet si një zbulues i madh talentesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›