E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrefehet kreu socialist Akuzat ndaj meje jane false

Deklarata

Kryesocialisti Edi Rama rrefehet per here te pare perballe nje auditori te gjere socialistesh. Nga e njejta salle kur disa jave me pare ndahu me miqte e tij nje nga momentet me te vecanta te jetes se tij private kreu i PS-se ndau dje me socialistet nje nga momentet e vecanta te selise roze zhvillimin e Asamblese Kombetare te PS-se. Rrefimi i kryesocialistit Rama perpara anetareve te Asamblese Kombetare kishte ne fokus protestat mocionin e mosbesimit ndaj dy njerezve me te pushtetshem ne Partine Demokratike zgjedhjet e ardhshme dhe ruajtjen e votes. Per here te pare kreu i socialisteve foli hapur per akuzat qe i jane bere nga demokratet per lidhjet e tij me Dritan Avllajn akuzat per 20 debatin brenda PS-se dhe epoken e re per bashkim brenda opozites. Kryetari Rama i konsideroi akuzat nje fushate balte me te cilat mazhoranca kerkon tu thote shqiptareve se te gjithe jane si ne. Ai u shpreh se nuk ka lidhje me lejen e ndertimit te Kodrat e Liqenit dhe as me personin qe perflet mazhoranca. Ne 10 vite kam njohur shume sipermarres ne sektorin e ndertimit por asnjehere nuk kam qene dhe smund te jem ne nje detyre publike ura per te kapercyer ligjin tha Rama. Ndaj shqetesimet me Bashkim Finon per cka duhet te funksiononte normalisht ne forumet e PS-se. Nuk duhet te veme re sot kush nga ne ne kryesi apo sekretariat ka munguar neper mbledhje apo protesta. Sot ne kemi nevoje per perfaqesuesit e PS-se qe u larguan nga PS-ja per ti bere mire asaj si Stefan Cipa Musa Ulqini Ndricim Hysa etj. tha Rama. Kryesocialisti foli perpara struktures se Asamblese Socialiste nisjen e protestave te pandalshme nga ana e opozites per rrezimin e qeverise. Ai u beri thirrje anetareve dhe simpatizanteve te se majtes qe te ngrihen per te ndryshuar qeverisjen e vendit. Ne fillim te fjales se tij ne Asamblene e Partise Socialiste kreu Rama u kerkoi te pranishmeve qe te mbanin nje minute heshtje per 4 femijet fatkeqe te Sukthit duke theksuar se kjo eshte nje deshmi e atyre familjeve qe jetojne ne skamje. Duke iu referuar raportit te Komisionit Europian kryesocialisti Rama paralajmeroi se PS do te coje nje mocion mosbesimi per Kryeministrin Berisha dhe Kryeparlamentaren Topalli. Ndoshta nuk e rrezojme qeverine ne Kuvendin e votave te vjedhura por mund te nenvizojme qarte ndarjen mes atyre qe mbrojne interesat e oborrit te Berishes dhe neve qe jetojme jashte oborrit dhe jashte Europes se bashkuar per shkak te atij oborri tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›