Kapen 250 kg droge ne Vlore
Kontrolli
Nga kontrolli rutine qe policia kufitare e Vlores po kryen dita dites ne automjetet te cilat nisen drejt Italise eshte bere e mundur gjetja e nje sasie lende narkotike e cila ka qene e fshehur ne nje kamion me targa TR6932T. Nga kontrolli qe i eshte bere kamionit me targa eshte verejtur se dicka nuk shkonte ne tapicerine e kamionit te Tiranes. Menjehere forcat e policise kufitare kane vene ne dispozicion qente antidroge per te vertetuar se aty ishin fshehur 250 kg kanabis dhe prangosen shoferin e mjetit 36-vjecarin Bektash Kalaj.