E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Klasa politike te marre pergjegjesite pas raportit te BE

Librazhd Presidenti i Republikes apel per nisjen e dialogut per krizen

Librazhd - Presidenti i Republikes Bamir Topi ka shfrytezuar nje vizite zyrtare ne qytetin e Librazhdit per ti bere thirrje klases politike dhe partive kryesore politike qe te bejne mire detyrat qe la raporti i BE-se pas refuzimit te Shqiperise per marrjen e statusit kandidat. I drejtohem klases politike dhe partive parlamentare qe te marrin pergjegjesite e raport-progresit per te rritur bashkepunimin dhe avancimin e reformave te medha konsensuale te cilat do ta cojne vendin tone drejt Europes se Bashkuar ka deklaruar kreu i shtetit ne nje takim te zgjeruar ne sallen e keshillit bashkiak te ketij qyteti. Une jam i bindur edhe nga pervoja ime ne politike dhe kam besim se partite politike do te gjejne gjuhen e bashkepunimit dhe nuk ka pse te jap formula zgjidhjeje pasi ato dihen e arrihen nen frymen e dialogut e bashkepunimit parlamentar ka shtuar Presidenti Topi gjate fjales se tij para keshilltareve perfaqesuesve te shoqerise civile e intelektualeve te qytetit te Librazhdit. Fillimisht Presidenti do te bente nje takim te zgjeruar pa pranine e mediave ne zyren e kreut te bashkise Kastriot Begaj ku mesohet se ky i fundit i ka bere nje panorame social-politike te bashkise qe drejton. Kreu i shtetit nuk ka fshehur ne te njejten kohe kenaqesine e kesaj vizite si dhe nostalgjine per Librazhdin e banoret mikprites te tij rreth ky ku ka punuar ne jo pak vite si specialist. Ndersa ka uruar edhe nje here per hapesirat e levizjes se lire Presidenti i Republikes ka keshilluar qe te mos keqperdorej kjo arritje por secili qytetar shqiptar te zbatonte me rigorozitet te gjitha rregullat e percaktuara europiane per levizjen ne zonen Shengen. Pushteti vendor eshte i te gjitheve ndaj duhen politika harmonike ne funksion te komunitetit sepse ne demokraci pushtetet bashkepunojne mes forcave politike qe perfaqesojne dhe hallkave te qeverisjes qendrore ka shtuar Topi. Nderkohe pyetjes se nje keshilltari qe korrespondonte edhe me kerkesen e bere ne takim nga kreu i bashkise rreth mungeses se gjykatave dhe prokurorive ne rrethet dytesore te qarkut kreu i shtetit eshte pergjigjur se kete kerkese do ta shtronte ne rruge institucionale. Nderkaq skulptori librazhdas Gezim Hidri i njohur ne gdhendjen artistike te gurit dhe punimeve ne gjinine e mozaikut duke i dhuruar Presidentit nje nder punimet e tij prej guri eshte ankuar se tek askush nuk kishte marre mbeshtetje ne iniciativen e tij per inkuadrimin e personave me aftesi te kufizuara si dhe per ngritjen e nje mozaiku per Nene Terezen. Presidenti ne menyre lakonike i eshte pergjigjur se ai ishte mbeshtetes i iniciativave te lira per te miren e kategorive sociale si dhe mbeshtetes i artisteve per krijimet e tyre aq me teper me karakter kombetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›