Anglia dhe beteja jonë për edukimin
Nga prof. Lush SUSAJ
Në periudhën 12 qershor-18 korrik 2012, me ftesë të Kolegjit të Sussexit, zhvillova një vizitë pune në Angli. Përveç Sussexit dhe Brightonit, ku kalova pjesën më të madhe të kohës, mu dha mundësia të qëndroja p disa ditë në Londër, Ipsuich dhe Northampton.
Shkolla angleze është një praktikë e konsoliduar dhe dallohet për programet funksionale, për tekstet mësimore të kuptueshme, për jetën e gjallë kulturore e artistike, për sensin praktik dhe përparësinë që kanë shkollat profesionale. Në përgjithësi, falë këtij realiteti, populli anglez janë njerëz praktikë, ata mësojnë dhe i përkushtohen një profesioni të caktuar, ndërsa në vendin tonë, sistemi arsimor ndodhet pothuajse jashtë funksionit dhe misionit të tij profesional dhe edukativ, që vjen si rrjedhojë e programeve tepër voluminoze dhe aspak praktike, që në shumicën e rasteve janë përkthime amatore e të papërshtatura siç duhet; tekstet janë pak ose aspak të kuptueshme, mungon profilizimi dhe, mbi të gjitha, nuk vlerësohen dhe nuk zhvillohen në masën e duhur praktikat mësimore.
Një shtetas anglez, pas përfundimit të një kolegji, ka një diplomë dhe zotëron një profesion, ndërsa një shqiptar, ndonëse është i paisur, ndoshta me 2-3 diploma, nuk të vërtetë nuk ka asnjë profesion apo specialitet të mirëfilltë dhe, për pasojë, nuk është i përgatitur për jetën dhe as i kërkuar nga tregu i punës.
Në Angli, vlerësohet aq shumë jeta, inteligjenca dhe kualifikimi. Atje të jepet mundësia e konkurimit dhe shpalosjes së kapaciteteve të tua pa u paragjykuar nga ngjyra e lëkurës, origjina, besimi fetar, bindjet politike, etj, ndërsa në Shqipëri, jeta vlen shumë pak, kurse dija, urtësia, modestia dhe kultura janë një barrë e rëndë, madje janë burim varfërie, stresi e persekucioni për ata që i posedojnë këto cilësi.
Në Londër ka lagje të tëra të banuara nga pakistanezë, irakenë, hebrenj, indianë, somalezë, senegalezë, polakë, etj, dhe të gjithë trajtohen njëlloj, të gjithë ndihen të lirë e të mbrojtur, ndërsa në Shqipëri, pavarësisht nga fasadat dhe fjalët e bukura, si jetimët, romët, etj, janë në ditën e tyre më të zezë. Kurrë nuk është vonë për të pranuar situatën e krijuar, prandaj mendoj se është koha që të pranojmë që në vendin tonë nuk ka respekt dhe as dhimbsuri për njerëzit në nevojë. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë ku shteti për një familje me pesë anëtarë jep vetëm 3500 lekë të reja të cilat nuk mjaftojnë as sa për të blerë një palë këpucë, ndërsa unë pashë nga afër një rast se si shteti anglez, për familjen e Ylberit nga Shqipëria, gjatë këtyre 7 viteve ka paguar çdo muaj nga 1400 paund (kjo shumë është rreth 2.3 milionë lekë) për banesën ku ai jeton, plus 2000 paund për ushqime, veshmbathje, etj, plus edhe nga 2900 paund për shërimin dhe mbajtjen e djalit të sëmurë me autizëm. Krahasimi as që mund të bëhet, megjithatë e solla këtë shembull për të kuptuar se ka ardhur koha për të kuptuar e pranuar se sa të ashpër, sa hipokritë e të padrejtë jemi jo vetëm me veten tonë, por edhe me ata që gjatë shekujve fati i ngjarjeve dhe i historisë së tyre i solli për të jetuar në hapësirën tonë të përbashkët.
Në Angli, gjelbërimi, ndërtesat dhe rrugët formojnë një ansambël funksional dhe mjaft harmonik. Çdo bimë dhe lule e mbjellë në Londër dhe qytetet e tjera të Anglisë është vendosur mbi bazën e një skeme të caktuar në të cilën harmonizohen ngjyra, forma e kurorës dhe vlerat e tjera ornamentale me rrugët, godinat, ngjyrën e mureve, ballkonet, fasadat, etj. Krejt ndryshe ka ndodhur dhe po ndodh në qytetet e Shqipërisë ku praktikat e gjelbërimit akoma kanë mbetur tek ligustrat, pishat, bliri dhe rrapet, dhe, për fat të keq, akoma në ambjentet e lagjeve dhe qyteteve tona mungojnë lulet dhe prania e gjelbërimit gjithëvjetor.
Parqet e lulishte janë vendet ku njerëzit vrapojnë, luajnë dhe kalojnë kohën e lirë. Në Londër dhe qytetet e tjera të Anglisë janë projektuar, ndërtuar, ruajtur dhe mirëmbajtur parqe dhe lulishte të cilat shërbejnë si vende pushimi e argëtimi, për të vrapuar, për të luajtur volejboll, golf, etj. Kudo bie në sy stili specifik i kompozimit të bimësisë që në teorinë e arkitekturës së mjedisit jemi mësuar ta quajmë stili anglez i kompozimit të bimësisë që ka si veçori specifike krijimin e lulishteve në të cilat dominon sipërfaqja e tapetit të gjelbër shoqëruar me pak bimë të larta gjethore, të vendosura sipas asaj që kompozuesit e bimësisë e quajnë çrregullsi e rregullt. Krejt ndryshe është vepruar dhe po veprohet me sipërfaqet e gjelbra në Shqipëri. Në vendin tonë mungojnë parqet dhe lulishtet ku mund të pushohet, të luhet dhe të vrapohet, mungon zgjidhja apo ai sekreti magjik që në arkitekturën e mjedisit quhet kompozimi harmonik i bimësisë. Kjo është arsyeja që edhe në ato pak parqe, lulishte dhe rrugë ku janë mbjellë bimë zbukuruese, vazhdon të mungojë harmonia e kurorave të bimëve, harmonia ndërmjet ngjyrave të gjetheve, të luleve, ngjyrave të trungut dhe degëve me fasadat, dritaret, pallatet, pllakat, shkallët, muret rrethuese të godinave, rrugët, etj.
Në këtë vend, duket se është zgjedhur rruga më e lehtë dhe më e kushtueshme për jetën, ajo e betonizimit, asfaltimit, krijimit të bordurave të rënda e të larta, mbulimit të tokës me pllaka betoni dhe më pas mbjellja kuturu e ndonjë bime rrapi, pishe, ligustre apo bliri. Nga kjo praktikë do të ketë gjithnjë e më pak oksigjen, më pak ujë dhe freski, ndërsa do të vazhdojmë që të vuajmë edhe më shumë pasojat e shtimit të pluhurit dhe rritjes së temperaturës për shkak të rrezatimit, etj.
Në Angli, ujërat dhe lumejtë janë disiplinuar dhe kthyer në burim të ardhuras. Lumi Tamiz është mjaft i njohur për shkak se është i lundrueshëm në të gjithë gjatësinë e tij. Ai është qëllim dhe destinacion lëvizje për mjaft turistë nga e gjithë bota. Të gjitha degëzimet, ujëmbledhësat, etj, janë betonuar dhe disiplinuar në mënyrë të atillë që, jo vetëm nuk përbëjnë asnjë rrezik për përmbytje, por, nëpërmjet veprave hidroteknike që janë ndërtuar, është krijuar një infrastrukturë dhe rrjet gjigand me kanale dhe diga që shërbejnë për kullimin, ujitjen dhe udhëtimet turistike të vizitorëve të shumtë.
Ndërsa në Shqipëri, lumenjtë janë kthyer në një tmerr të vërtetë. Ata janë të ndotur me mbeturina dhe kafshë të ngordhura, ndërkohë që shtrati i tyre ka vite që është bërë pre e babëzisë së dallkaukëve që mekanizmin e shkatërrimit, gjithnjë e mbajnë të lidhur tek karriget e zyrtarëve të korruptuar dhe institucioneve inekzistente. Ka vite e dekada që përrenjtë dhe lumenjtë e vendit tonë, në vend që të jenë burim të ardhurash, në vend që uji i tyre të shndërrohet në energji dhe rezervuarë për ujitjen e fushave për të prodhuar tonelata me perime, fruta e drithëra për tregun dhe eksportin, realisht janë kthyer në shkatërrues të tokës bujqësore dhe në rrezik serioz për lagjet e fshatrave dhe qyteteve ku ata kalojnë.
Për fatin e keq, duket se në Shqipëri është harruar fakti që nëse ndokush gabon duke e dhunuar ambjentin dhe natyrën, atëherë ambjenti dhe natyra hakmerren duke goditur me një forcë njëqind herë më të madhe.
Anglezët janë qëndrestarë, ata kanë shpirt dhe jetë të lirë. Gjatë vizitës sime mbi njëmujore pata rastin të takoj mjaft nxënës, studentë e profesorë anglezë, të cilët dallohen nga emigrantët e shumtë nga disa tipare dalluese si lëkura bardhë e me pak pika, flokët bjond, qafa e gjatë dhe koka me formë të bukur me kafkë të e harkuar, ndryshe nga mjaft etni të tjera që pjesën e pasme të kokës e kanë të sheshtë ose të pjerrët. Anglezët janë një popull me traditë, histori dhe moral të pastër, janë besnikë të rregullit, ligjit dhe teknologjisë, ata nuk punojnë shkel e shko, ata nuk e pranojnë fallsitetin dhe abuzimin.
Nga qëndrimi im në Angli kuptova edhe më mirë se si njerëzit e këtij vendi janë lindur dhe janë rritu