“Rrëfej përpjekjet për kthimin e parave”
Kreu i Grupit Mbikë-qyrës të Fajdeve, Bajram Malaj, tha se përpjekjet e institucionit të drejtuar prej tij për kthimin e parave që ish-skemat piramidale nxorën jashtë Shqipërisë, nuk kanë reshtur gjatë viteve të fundit.
Trazhgim Sokolaj
Duke u bazuar edhe në aspektin ligjor, Grupi Mbikëqyrës fillimisht ka vepruar duke identifikuar debitorët dhe pasuritë e ish-skemave piramidale që kanë përfunduar jashtë vendit. Pas kësaj, Grupi Mbikëqyrës është kujdesur për gjetjen e dokumenteve origjinale, si vërtetime apo mandate bankare, me të cilat të provohet pronësia e shumave dhe objekteve që ish-skemat piramidale kanë jashtë shtetit. Pasi janë siguruar të gjitha këto, për të plotësuar kuadrin ligjor të procesit, Grupi Mbikëqyrës ka kërkuar ngritjen e një grupi pune me Ministrinë e Financave dhe Avokatin e Shtetit, si dhe me specialistë të fushës për të drejtën ndërkombëtare për të parë mundësitë ligjore që ekzistojnë për kthimin e parave. Në këtë grup pune dhe në këto takime, është kërkuar që të rakordohen veprimet dhe përpjekjet e institucioneve shqiptare, me qëllim kthimin e parave që ish-krerët e fajdeve nxorën jashtë Shqipërisë. “Mbi bazën e kësaj kërkese, Avokati i Shtetit ka përgatitur një material, ku vë në dukje mundësitë ligjore që ekzistojnë për kthimin e parave në kuadër të një marrëveshje me Greqinë. Vazhdojnë përpjekjet me Ministrinë e Financave për të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, ka thënë dje Bajram Malaj, kreu i Grupit Mbikëqyrës të Fajdeve. Ai konfirmoi se Grupi Mbikëqyrës është përqendruar në nxitjen e përpjekjeve për kthimin e parave dhe në evidentimin e saktë dhe me dokumente origjinale të shumave që fajdet kanë nxjerrë jashtë shtetit. Në këtë kuadër, Malaj kujton rastin e ish-kompanisë “Gjallica”, kur thotë se deri në vitin 2007 për shumë debitorë të saj ishte e pamundur të kërkohej kthimi i parave, pasi nuk gjendeshin dokumentet që të provonin borxhet e personave dhe subjekteve ndaj kësaj ish-shoqërie huamarrëse. “Vetëm një vit më parë, në nëntor 2007, Grupi Mbikëqyrës ka arritur të sigurojë dokumente origjinale dhe të pakundërshtueshme për persona jashtë vendit, të cilët kanë detyrime financiare të mëdha ndaj ish-kompanisë piramidale ‘Gjallica’. Me këto dokumente, debitorët e ‘Gjallica’-s vihen ligjërisht para përgjegjësisë së borxhit”, pohoi kreu i Grupit Mbikëqyrës të Fajdeve.
“Dënimi i Cenajt, paratë mbeten të bllokuara”
TIRANE – Pak ditë më parë njëri prej ish-drejtuesve më të rëndësishëm të skemave piramidale, Lefter Cenaj, u ekstradua nga Greqia. Ai ishte dënuar atje për pastrim parash, për shkak se ka vendosur në bankat greke rreth 8.9 milionë dollarë të mbledhura nga rreth 25 mijë kreditorë shqiptarë. Vendimi i Gjykatës së Lartë të Greqisë e ka dënuar Lefter Cenajn me 5 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave. Ky vendim i vitit 2003 me nr.93, ngarkon prokurorin pranë Gjykatës së Apelit të Pireut të kujdeset për zbatimin e dënimit nga i akuzuari dhe, më pas dorëzimin e tij tek autoritetet shqiptare, me qëllim vuajtjen e dënimit me dhjetë vite burgim. Në vendim thuhet se paratë dhe pronat që i janë sekuestruar atij, mbeten të bllokuara me urdhër të gjykatës që shqyrtoi çështjen. Për këto shuma nuk jepet asnjë specifikim tjetër ligjor se çfarë do të bëhet me to. Lidhur me Lefter Cenajn mundësia që ai të ndihmojë kreditorët është që të tregojë debitorët e tij, nëse ka të tjerë që nuk janë zbuluar. Mirëpo këtë mund ta bëjë vetëm Prokuroria në kuadër të një procedimi penal, i cili nuk mund të fillohet për shkak se gjykata greke është shprehur se i akuzuari nuk duhet të gjykohet, dënohet apo përndiqet penalisht për veprën e “pastrimit të parave” për të cilën është gjykuar dhe dënuar në Greqi. tr.so
Vavilis, debitor i VEFA-s me 200 mijë USD
TIRANE – Në listën e gjatë të personave që kanë detyrime ndaj ish-kompanisë “VEFA Holding”, ndodhet edhe Apostolos Kavalaros, i njohur ndryshe si Apostolos Vavilis. Personazhi i shumëpërfolur prej vitesh në mediat greke, edhe si agjent, është shpallur debitor i ish-kompanisë shqiptare “VEFA Holding” në shumën e 200 mijë dollarëve. Sipas verifikimeve të bëra në rrugë zyrtare, rezulton se Vavilis përmes njohjeve personale me ish-drejtuesin e kompanisë “VEFA”, Vehbi Alimuçaj, kishte marrë prej këtij të fundit 200 mijë USD. Qëllimi i kësaj transferte ka qenë blerja e disa pajisjeve të sigurisë, si kamera dhe mjete të tjera speciale vëzhgimi, të cilat Vavilis i kishte pohuar Alimuçajt se mund t’i blinte e më pas t’i sillte në Shqipëri. Por paratë janë marrë dhe janë nxjerrë jashtë kufirit shqiptar në drejtim të Greqisë. Është ende e paqartë nëse ato janë përdorur për qëllimin që ishte deklaruar, por megjithatë është për shkak se në arkivat e ish-kompanisë “VEFA Holding” janë gjetur dokumente të rregullta, është siguruar një mandat arkëtimi ku ish-kreu i kësaj shoqërie Vehbi Alimuçaj ka firmosur pagesën e 200 mijë dollarëve në adresë të shtetasit grek Apostolos Vavilis. Ai është gjykuar në Greqi, ku pak muaj më parë është lënë të ndiqet penalisht jashtë qelive të burgut, ku qëndroi i arrestuar për disa vite pas ekstradimit nga Italia. Megjithatë, burimet zyrtare thonë se në dosjen e Prokurorisë greke, Grupi Mbikëqyrës i Fajdeve në Tiranë kishte depozituar edhe dokumentet dhe provat shkresore që tregonin se Vavilis kishte marrë 200 mijë dollarë nga Vehbi Alimuçaj dhe, si rrjedhim, ishte debitor në këtë vlerë monetare. Shtypi grek gjatë viteve të kaluara ka bërë publike dëshmi dhe fakte që tregonin, në fakt, se shumat e marra nga “VEFA” prej Apostolos Vavilis kanë qenë më të mëdha, madje se ai kishte tërhequr e transferuar disa herë në Greqi paratë e mbledhura nga ish-kompania piramidale prej kreditorëve shqiptarë. Megjithatë nga verifikimet në rrugë zyrtare është saktësuar dhe janë gjetur gjurmë të verifikueshme vetëm për 200 mijë USD, që Vavilis ka marrë nga “VEFA” me firmën e ish-kreut të saj Vehbi Alimuçaj. tr.so
Alimuçaj, aksioner me 51% në Aviacionin Civil të Greqisë
Ish-bosi i kompanisë “VEFA Holding”, e konsideruar si skemë piramidale nga gjyka-tat shqiptare, zotëron 51 për qind të aksioneve në Aviacionin Civil të Greqisë.
Vehbi Alimuçaj, i cili ndodhet i burgosur në Shqipëri për akuzën e vjedhjes të kreditorëve me anë të mashtrimit, nuk ka bërë përjashtim nga krerët e tjerë të ish-skemave piramidale shqiptare që kanë transferuar jashtë vendit pasuri marramendëse, edhe pse të marra hua nga qindra mijëra kreditorë shqiptarë. Sipas dokumenteve zyrtare që zotëron Grupi Mbikëqyrës i Fajdeve në Tiranë, “VEFA Holding” është pronare e 51 për qind të aksioneve në Aviacionin Civil grek me një shumë kapitali të vlerësuar në 2.5 milionë dollarë amerikanë të marrë nga VEFA para vitit 1997 për shpenzime të ndryshme. Gjithçka është e konfirmuar me dokumente origjinale për detyrimin e këtij subjekti ndaj ish-kompanisë “VEFA Holding”, e krijuar dhe e drejtuar nga Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997. Në listën e gjatë të pronave dhe shumave marramendëse të nxjerra jashtë kufijve të Shqipërisë nga “VEFA” dhe drejtuesi i saj, bie në sy pronësia mbi aksionet e një sektori të rëndësishëm në Greqi, si ai i Agjencisë së Aviacionit Civil. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se pronësia e ish-kompanisë “VEFA” mbi 51 për qind të aksioneve në Aviacionin Civil grek, është një fakt që me dokumente të pakundërshtueshme dhe origjinale i është komunikuar edhe palës helene. “Aviacioni Civil grek, si subjekt, është debitor ndaj ish-kompanisë VEFA në shumën 2.5 milionë dollarë. Detyrimet e këtij subjekti kapin vlerën e 51 për qind të aksioneve të kësaj kompanie të aviacionit grek”, thanë burimet zyrtare. Sipas tyre, lista e objekteve debitore të ish-kompanisë “VEFA” në Greqi, vijon më pas me hotelin e njohur dhe luksoz “Poseidon”. Në këtë hotel, Alimuçaj është shpallur bashkëpronar me një vlerë kapitali të zotëruar prej tij që kap shumën e 3 milionë dollarëve. “Kjo shumë përbën detyrime të papaguara nga subjekti grek në adresë të ish-kompanisë VEFA, të vlerësuara në vlerën e 3 milionë dollarëve”, konfirmuan burimet zyrtare për gazetën “Panorama”. Sipas tyre, të gjitha këto të dhëna gjenden në dokumentet zyrtare ku janë listuar debitorët që ish-kompania “VEFA” ka krijuar jashtë Shqipërisë. Një tjetër shumë e konsiderueshme parash është detyrimi që firma “SATIEM” në Hungari ka ndaj ish-kompanisë “VEFA” në vlerën e 8 milionë dollarëve, të gjitha para të marra prej subjektit borxhli për qëllime rikonstruksioni dhe të pakthyera. Në listën e debitorëve të mëdhenj të “VEFA”-s renditet edhe hotel “Niagara” në Hungari, me një vlerë prej 550 mijë dollarë. Në shuma më të vogla, listës së debitorëve të ish-kompanisë “VEFA” i shtohen më pas edhe disa subjekte private në Itali si dhe disa persona me të cilët ai ka pasur marrëdhënie kontraktuale dhe tregtare, të cilat janë bërë shkak për qarkullimin e pagesave të ndryshme financiare. Grupi Mbikëqyrës i Fajdeve ka vërtetuar pronësinë e ish-kompanisë “VEFA” në të gjitha këto objekte dhe pasuri jashtë vendit, me qëllim që të kërkohet konvertimi i tyre në vlera monetare dhe që ato të kthehen në Shqipëri për t`ju ndarë kreditorëve që humbën paratë.
Pronat e VEFA-s jashtë Shqipërisë
“VEFA Holding”, 9.8 milionë USD në Greqi
Aksionere me 51 për qind në Aviacionin Civil grek
Aksionere në hotelin “Poseidon”, Athinë, 3 milionë USD
Detyrime të firmës “SATIEM”, 8 milionë USD
Aksionere në hotel “Niagara”, Holandë 550 mijë USD
“Photographia”, Bolonjë, 4 milionë lekë
Silvano Sininski, 44 milionë lekë, Itali
Xhankarlo Kancupeli, 230 mijë lekë, Itali
“Continental Geniu Com Rice”, 200 mijë USD, Itali
“Civo Centre”, 3 milionë lekë, Itali
“Pasco SPK”, 64 milionë lekë, Itali
“GEV”, 4.6 milionë lekë, Itali
Alimuçës i kanë mbetur më pak se 5 vjet burg
TIRANE - Vehbi Alimuçaj, ish-kreu i burgosur i VEFA-s, tashmë ndodhet në qelitë e spitalit të burgjeve, ku po kurohet për shkak të një kompleksi sëmundjesh, nga të cilat vuan prej vitesh dhe që stimulohen nga qëndrimi në qeli. Mjekët kanë përcaktuar se ai vuan nga sëmundja e diabetit, si pasojë e të cilës ai ka pasur shpeshherë komplikacione, çka ka detyruar burgjet për ta dërguar me urgjencë në spitalin e burgjeve. Vehbi Alimuçaj është dënuar me 20 vjet burg për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit në përpjesëtime të mëdha. Ai u arrestua më 28 prill të vitit 1998 në Tiranë. Fillimisht në vitin 2000 u dënua nga Gjykata e Tiranës. Pastaj vendimi u ndryshua nga Gjykata e Apelit Tiranë në vitin 2001, deri sa ka marrë formën e prerë nga Gjykata e Lartë në vitin 2002. Deri tani Alimuçaj ka kryer rreth 15 vjet burg, ndërsa i kanë mbetur dhe më tepër se 4 vjet. Në këto shifra përfshihen të gjitha lehtësitë që ai ka përfituar nga sjellja e mirë dhe uljet e tjera të dënimit. Kompania “VEFA Holding” u krijua në vitin 1993 me president Alimuçën. Ajo numëronte 57.923 kreditorë, me hua të marrë prej tyre në vlerë totale 325.300.000 USD. Kompania kishte në pronësi 240 objekte në të gjithë vendin. Numëronte 12 mijë punëtorë dhe vlera e pronave ka qenë 797.816.311.000 lekë. Në fund të vitit 1996 vlera e hartave të kompanisë me gjendje në bankë ka qenë 188.964.944 USD, e cila, sipas ekspertëve, nuk është reale, pasi në këtë shumë nuk janë llogaritur shlyerja e kreditorëve, bankat, detyrimet në shtet etj. Vetëm fondi personal për shpenzime i presidentit të kompanisë, Vehbi Alimuçaj, ishte 1.749.990 USD. fa.ma.