E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja 3 ditë zi kombëtare për viktimat e avionit

Kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodrigez Zapatero, ka deklaruar tre ditë zie kombëtare për viktimat e katastrofës më të rëndë ajrore të ndodhur këto 25 vjetët e fundit. Hetuesit kanë gjetur kutinë e zezë të avionit të rrëzuar, të shoqërisë ajrore Spainair, i cili u rrëzua sapo u ngrit nga aeroporti Barahas i Madridit me destinacion Ishujt Kanarie. Sipas policisë 153 vetë kanë humbur jetën, ndërkohë që 19 të mbijetuarit po trajtohen në spital . Hetuesit e aksidentit do të fillojnë punën në mbeturinat që ndodhen në afërsi të pistës së terminalit katër. Sipas njoftimeve fillestare një nga dy motorrat e avionit morri zjarr menjëherë pas ngritjes nga toka në një kohë që piloti kishte njoftuar një keqfunksionim të aparaturës së temperaturës, problem i cili mendohej se ishte riparuar. Të mbijetuarit e pakët po kurohen në gjashtë spitale të Madridit, ku disa thuhet se ndodhen në gjendje të rëndë.Në mesin e të plagosurve ndodhen edhe një vëlla e motër në moshë të vogël.   Të afërmit e viktimave mes lotëve si dhe mjekë të shumtë janë përpjekur të identifikojnë trupat e djegur të viktimave.

Vetëm 19 vetë nga 166 pasagjerë dhe 9 anëtarë të bordit kanë arritur të mbijetojnë. Zyrtarët thanë se shumica e pasagjerëve ishin fëmijë.

“Do ta vras atë bastard që bëri këtë katastrofë” – bërtiste një i afërm i viktimave para telekamerave.

Një tjetër tha: “Duke e ditur se avioni kishte probleme, pse u nisën, më morën mbesën time 7-vjeçare”.

Avioni ishte 15 vjeçar dhe kishte kaluar testin e inspektimit vitin e kaluar.

“Unë e pashë si avioni u nda më dysh dhe u dëgjua një shpërthim i madh” – tha Manuel Muela, punonjës i terminalit.

Kryeministri Jose Luis Rodrigues Zapatero ndërpreu pushimet e tij në Spanjën jugore për të qenë afër kësaj katastrofe, dhe premtoi një investigim të thellë për shkaqet e rënies së avionit.

Komiteti olimpik i Spanjës tha se Spanja do të parakalojë me flamur në gjysmë shtizë gjatë këtyre tre ditëve ne Pekin. Skuadra e futbollit spanjolle ka luajtur në ndeshjen e djeshme miqësore me Danimarkën me shirit të zi në krah dhe ka qëndruar një minutë heshtje në nderim të viktimave.

Disa orë para shpërthimit, pilotët e avionit Spanair kishin paralajmëruar rrezikun. SAS ishte përpjekur ta shiste Spanair që vitin e kaluar.

Avioni ishte i familjes MD – 80 dhe është ndërtuar nga Boeing Co dhe ishte me madhësi mesatare, i përshtatshëm për udhëtime rajonale.

American Airlines ka anulluar 3000 udhëtime në fillim të këtij viti pasi autoritetet amerikane kishin dhënë urdhër të bëhej një kontroll i imtësishëm i rrjetit elektrik të të gjithë avionëve MD- 80.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›