Rrëfimet e Sokol Ngjelës për njohjen me Enver Hoxhën

Visar Zhiti
Visar Zhiti tregon miqtë e burgut te Ferri i çarë
Linci tregonte se kur ishte fëmijë Enveri më ngriti lart, më vuri në qafë dhe unë i bëra …
Linci kishte provuar parajsën dhe ferrin, jetën e Bllokut dhe të burgut. Por, në të dyja ai mbeti djalë ministri. Një humor i zi i ndrinte në buzë dhe ironizonte me jetën e vet dhe të gjithë sërës së tij. Bashkëvuajtësit në Burgun e Qafë-Barit e dëgjonin gjithë kuriozitet. Kush e di çndodhte në lagjen më të famshme të Shqipërisë, atë Beverly Hills të rrethuar me gjemba! Një nga personazhet më interesante të librit Ferri i çarë i Visar Zhitit, botuar nga Omsca 1, në vijim të vëllimit të parë Rrugët e ferrit, është pa dyshim Sokol Ngjela (Linci). Zhiti rrëfen me dashuri për të birin e Koço Ngjelës. Lincin e pandreqshëm, që sajonte gjithfarë rrengjesh që ti shpëtonte galerive të minierës, deri te thyerja e krahut nga profesionisti i burgut. Por, nëse nga rrëfimet e Lincit herë-herë mund të vësh buzën në gaz, Havzi Nela, është një personazh thellësisht tragjik. Zhiti rrëfen njohjen me të dhe dënimin e tmerrshëm me varje. al.mi
...vijon nga numri i kaluar
Pastaj rashë në dashuri me vajzën e atij që përgjonte familjet e internuara atje. Ajo mi tregoi të gjitha. I ati, një qen bir qeni Mos i fyej qentë!
kishte një zyrë më vete, ku mbyllej dhe vinte kufjet në vesh, ashtu si në kafe Flora, po ai luks. Ndërronte fishat, kërkonte të gjente se çpo bisedohej në këtë shtëpi dhe në atë tjetrën, në tjetrën, kujt i kishin qarë hallin, çu kishin thënë, me kë do të takoheshin, pse, arratisje, çkomplote mund të thureshin, nëse ua mbante. Pastaj në çdo 15 ditë vinte një triçikël nga Tirana. Mbushte çantën ushtarake me kasetat e bisedave tona. Pasi paraqita një raport mjekësor të blerë, i dhashë edhe oturakun, gjasme sisha i aftë për punë, më caktuan të numëroja vagonët që dilnin nga miniera e serës, derisa më arrestuan për agjitacion dhe propagandë kundër Partisë dhe shtetit.
Me Lincin po më pëlqente të pija kafe aq shpesh sa çi kishim të rralla kafet. Që na i sillnin familjet tona. E kisha parë dhe motrën e Lincit përtej telave me gjemba, tronditshmërisht e bukur, me çantat plot, se ky arrakat i pandreqshëm kërkonte dhe kakao për një lloj të ri ëmbëlsire, sajesë burgu.
Linci po merrte një si ngjyrë shiu, irnosje në fytyrë, ashtu si dhe vetë koha. Kishin filluar shirat. Pasi punoi ca kohë si frenist, sipër te plani i pjerrët i Golgotasë, e hoqën. Po aq shpejt dhe si makinist elektrovozi. Dhe e thirrën për bashkëpunim. Të bëhej spiun, kështu na tha. I qetë, i qe përgjigjur operativit mes skotës së komandës: Jo. Pse? Ma ka lënë porosi qysh i vogël shoku Enver. Si, si?! – sikur u çoroditën ata, – Shpjegohu, se do të kem lehtësira, – u tall Linci. Dhe i sigurt vazhdoi të tregonte: Shkoi një ditë shoku Enver në vilën e tyre dhe e gjeti trishtan Lincin e vogël. Çke? – e pyeti buzagaz. Më ka bërtitur babi, xhaxhi Enver. Babit ia rregulloj unë, – i tha Enveri, duke ia ledhatuar flokët, – po ti pse bëhesh spiun? Jo kështu Udhëheqësi e mbajti fjalën, ia rregulloi qejfin babait, mirë dhe shumë mirë, por dhe unë do ta zbatoj porosinë e tij: jo kështu. Mbasi qeshën gjithë inat, skota e komandës e përzuri Lincin nga zyra, duke e porositur që të mos tregonte çu bisedua atje.
Ndërkohë, – shtonte Linci, – atyre sua thashë se, kur isha fare fëmijë, Enveri më ngriti njëherë lart, më vuri në qafë dhe unë i bëra shurrën. Askush ska guxuar tia bëjë, as titistët, as imperializmi amerikan dhe revizionistët sovjetikë e kinezë.
Të gjithë përreth po shqyheshim gazit, ndërsa njëri u hodh e tha: diktatori priti sa u rrite, dhe ta mori hakun. Tani të dha lopatën.
Dhe ku, nën dhé! Nuk dua të punoj, por si tia bëj?
Lincin e kishin kaluar fare punëtor krahu, si ne.
Burgu u mbulua prapë nga bora. Qe mbuluar dhe nga të vjellat më parë, vende-vende. E nxirrnim ushqimin ku të mundnim, pa mbërritur te banjat, në shkallë, në qoshe muresh, korridoreve, mbi tryezë në mensë, mbi batanije, në galeri, mbi vagon, mbi mineral, kudo. Epidemi, thoshin, dhe aq. Tek dera e ambulancës shtoheshin radhët për vizita. Ndërsa kampi bëhej i bardhë sëmurshmërisht, kështu më vinte të thosha, por nga bora këtë radhë, të burgosurit, të zinj.
Sapo dolën nga gryka e galerisë dhe çezmat kishin ngrirë. Me borë slaheshin dot. Sado të fërkoheshe, shiqej zia nga fytyra. Brigadat me të burgosur u futën në kamp duke ecur me kujdes mbi akull si mbi xhama të trashë. Aty-këtu rrëshqisnin duke u copëtuar shkallinave. Para depos kishte radhë, prisnin të hynin se mos gjenin ndonjë leckë më shumë për ta veshur a për të marrë ndonjë gjë që hahej, tia shtonin drekës së pangrënshme të burgut.
Linci, gati tinës, u fut pas një muri. Nuk shkuan as dy minuta dhe ia behu veterineri, burgaxhi i regjur nga Elbasani. U dëgjua një krismë e thatë si prej dërrase.
Dhe u përhap menjëherë lajmi se Linci theu krahun, ra keqas mbi borë, e shtruan në infermierinë e burgut. Do tia vënë krahun në allçi, do ti futin pllaka metalike në kockë, me operacion. Dhembjet janë të tmerrshme, sidomos kur është ftohtë, por Linci kishte një si të qeshur në fytyrë, gjithandej. Mos donte ti shpëtonte punës? Ta ketë bërë vetë? Keq ka për ta patur.
Vetëplagimet ishin të ndaluara rreptësisht. Ndryshe, ndëshko-heshe më rëndë se vetë plagoma që i shkaktoje vetes. Le të shpikte i burgosuri dëme, por nuk ia kalonte atyre të shtetit dhe sshpëtonte dot prej tyre. Dhe kjo garë vdekjendjellëse vazhdonte deri në vdekje. Arrinin të bënin gjilpëra me benzinë, zakonisht në njërin gisht të këmbës, që tu ënjtej e të mos ecnin dot, more tua prisnin fare, edhe pjesë të kërcirit, mjaft që të mos futeshin më në minierë. Ose e vinin këmbën mbi shina në pritje të rrotave të vagonit. Ndodhte të gëlltitnin lugë burgu, nga ato bishtshkurtrat, që ti çonin spitaleve e tua çanin barkun për tua nxjerrë. Çmendeshin me dëshirë dhe ia jepnin ulërimës gjithë gaz. Shanin me zë të lartë qeverinë, udhëheqësin e saj maskara, që ti çonin gjyqeve, le ti torturonin, por mbase i mbyllnin në burgun e Burrelit e i shpëtonin galerisë.
Më e rëndomta ishte thyerja e krahut. Mjafton të plotësoje ca kushte: së pari, besimi i ndërsjellë, por jo dhe aq kështu, se më shumë duhej të kishte besim tek ti mjeshtri i thyerjes së kockave, sesa ti tek ai. Sikur ta tregoje, qoftë edhe pa dashje, ndëshkoheshit të dy. Duhej të kishe kurajë, të duroje dhembjet e të thoshe kudo se e theve krahun në punë: rashë, rrëshqita, ma zuri vagoni, trari, shkëmbi, leva e gjatë e të mos e tregoje ustanë. Të parashikoje pasojat, të përballoje policinë, spital dhe birucë njëherësh; vënien e krahut në allçi, ngjitjen keq të kockës dhe, kur nuk zinte mirë, thyerjen e saj sërish, moszënien për së dyti, gangrenën, sakat për jetë, se ka nga ata që sdurojnë dot më as të ftohtët e as vapën, të sikletshme njëlloj; ridënimin, hetuesinë, pse e theve krahun, ë? Sdo të riedukohesh, ë, sdo të punosh për ne ti, i dënuar? A e di ti i kujt është krahu?! Dhe e fundit (e parëndësishme, por dhe e rëndë-sishme): të paguaje thyerësin e kockave për kockën që do të thyente. Natyrisht me paketa cigaresh, me valutën e burgut, bursa e së cilës pothuaj nuk ndryshonte kurrë. Duhej të gjeje kohën e përs