Rrefimi i Altinit: Si e munda heroinen
Rrefimi i Altinit: Si e munda heroinen
Fillimisht eksperimentoi me marihuanen, te cilen ia dha nje shok klase nje fundjave maji, ndersa me pas heroina u be kurth i tij. Ne mjediset e organizates STOP AIDS, Altini dallohet si nje djale i heshtur, qe me pasion pergatiste “pakot”, sic i quante ai, me shiringa/age sterile, pambuk me alkool, prezervativ dhe fletepalosje informuese. Me pas, i shperndante ne zonat ku mblidheshin perdoruesit e drogave me injektim. Duke rrufitur ngadale kafen, Altini nis te tregoje mbi veten dhe sesi nisi drogen. Eshte 24 vjec dhe ka me shume se 2 vite qe ka hequr dore prej saj. Nisi te perdorte droge kur ishte vetem 17 vjec, ne gjimnaz. "Nuk e kisha idene se cfare pasojash te renda do te me jepte kjo e ‘mallkuar’”, nis te tregoje per nisjen e saj me marihuanen. "U ndjeva mire ne fillim dhe me pas mendova se cdo problem qe kisha mund ta kaloja lehtesisht me te. Per cudi cdo here qe kisha problem, me shume me pelqente te merrja droge. Ne fakt nuk e dija se c’rruge i kisha hyre", vijon Altini.
Ne vit te katert te shkolles se mesme, me tregon se nisi te perdorte heroine, pasi, sipas tij, “marihuana nuk i jepte me efekt dhe shume shpejt nisi injeksionin”. "Tashme jeta ime kishte hyre ne nje rruge pa krye dhe mbi te gjitha nuk isha me zot i vetes, por dikush tjeter-heroina. Me duheshin leke, rreth 3000-4000 ne dite per te mbajtur ‘trupin ne forme’, pasi ne te kundert dhimbjet trupore dhe problemet mendore ishin pa fund. Shita gjithcka timen, vidhja ne shtepi e me pas ne rruge. Komisariatet e policise i kisha bere si shtepine time te dyte. Ndersa ndjenja e fajit, turpit dhe e vetevrasjes ishin bashkudhetaret e mi te cdo dite", rrefen Altini per ate periudhe te jetes se tij.
Pas nje historie disavjecare si perdorues droge, vendosi te hyje ne trajtim, fillimisht ne spital, ku u detoksifikua dhe me pas ne nje qender rehabilitimi, ku qendroi per rreth 5 muaj. "Keto ishin muajt me te veshtire, ku me duhej te perballesha me deshiren per nje jete te re dhe ‘thirrjes’ qe vinte nga nje skute e erret e trurit tim per t’u rikthyer perseri perdorimit te droges", shprehet ai. Por, me ne fund, ia doli, e mposhti drogen dhe friken per jeten e re qe nisi. "Sot jemi bashke dhe une jam cdo dite ne ndihme te shokeve te mi, u gjendem atyre prane, duke dhene sadopak te jete e mundur modelin tim dhe mesazhin per te gjithe: Droga luftohet, lufta mbi te mund te fitohet", thote Altini.