Vazhdon debati per koalicione

Partite politike ne Kosove vazhdojne debatin ne lidhje me formimin e qeverise se ardhshme. Perderisa PDK-ja ka paralajmeruar tashme se do te krijoje nje qeveri te re ne nje afat rekord LDK-ja insiston ne organizimin e zgjedhjeve te reja pas nje procesi reformash.
Zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit po hyjne ne fazen finale me rivotimet e ardhshme ne Mitrovice. Vetem atehere partite politike pritet ti zyrtarizojne negociatat qe aktualisht po zhvillojne ne lidhje me koalicionin e ardhshem qeverises.
Perderisa zyrtare te Partise Demokratike te Kosoves si partia e pare ne baze te rezultateve preliminare nuk kane dashur te deklarohen ne lidhje me bisedimet qe po zhvillojne me partite tjera politike rreth koalicionit te ardhshem ne Lidhjen Demokratike te Kosoves perseritet qendrimi se Kosova mund te kete nje qeveri te mire vetem nese organizon paraprakisht nje proces te ri dhe te shendoshe zgjedhor.
Arben Gashi anetar i Kryesise se LDK-se thote se pajtohet edhe me mesazhet e perfaqesuesve nderkombetare se Kosoves i duhet nje qeveri e mire. Por parakushtet per nje qeveri te tille sipas tij krijohen permes zgjedhjeve te mira.
Si zgjidhje e perkohshme duhet te formohet nje qeveri gjitheperfshirese dhe brenda nje afati optimal te shkohet ne zgjedhje...
Per te pasur Kosova nje qeverisje te mire cfare i duhet si zgjidhje e perkohshme duhet te formohet nje qeveri gjitheperfshirese dhe brenda nje afati optimal te shkohet ne zgjedhje ne menyre qe te krijohen situata dhe rrethana ne te cilat Kosova do te kete institucione dhe qeveritare te pergjegjshem. Kjo - ne nje afat optimal prej 6-7 muaj si kohe per organizimin dhe dizajnimin e sistemit i cili do te ishte sistem demokratik - thote Gashi.
Ndersa LDK-ja angazhohet per nje qeveri kalimtare deri ne zgjedhjet e reja te parakohshme mediat lokale paralajmerojne koalicionin ne mes te PDK-se dhe AAK-se. Nje informacion i tille nuk eshte konfirmuar nga asnjera prej ketyre dy partive politike.
Si pjese e formulave te ardhshme qeverisese ishte ne vazhdimesi edhe emri i Koalicionit per Kosove te Re. Por zyrtarja e tij Mimoza Kusari-Lila thote se pozicioni mbetet i njejte se ky koalicion nuk hyn ne marreveshje me asnje subjekt tjeter pa u permbyllur fillimisht i gjithe procesi zgjedhor.
Do te varet teresisht nga ditet ne vijim se si do te perfundoje ky proces dhe sa do te mbetet kredibilitet nga i gjithe ky proces...
Ka qene teper shqetesuese ne vazhdimesi se nuk ka ende rezultat final dhe cdo gje eshte duke u bazuar ne rezultatet preliminare. Do te varet teresisht nga ditet ne vijim se si do te perfundoje ky proces dhe sa do te mbetet kredibilitet nga i gjithe ky proces i cili sic po shihet ka pasur dhe eshte percjelle me mangesi te medha - thekson Kusari-Lila.
Me rivotimet e ardhshme ne Mitrovice qe sipas paralajmerimeve do te organizohen te dielen tjeter besohet se procesi do te permbyllet.
Menjehere pas certifikimit te rezultatit dhe konstituimit te Parlamentit mbase mbetet te shihet edhe formula e ardhshme qeverisese qe do te paraqitet nga ana e partise fituese dhe partnereve.
Por LDK-ja mendon se e ka mbeshtetjen e nevojshme te spektrit politik qe vendi te shkoje ne nje proces te ri zgjedhor duke kaluar permes nje qeverie gjitheperfshirese.
Kete ide e ka mbeshtetur edhe nje pjese e madhe e perfaqesuesve nderkombetare. Ju kujtohet edhe zonja Lunacek e tha te njejtin pozicion e po ashtu edhe shumica e partive e kane te njejtin pozicion. Pra ato jane te interesuara qe ne nje kohe optimale ne Kosove te organizohen zgjedhje ne menyre qe te kemi perfaqesues dhe perfaqesim direkt te dinjitetshem dhe demokratik te vullnetit te qytetareve te Kosoves - thote Gashi.
Sidoqofte mbetet te shihet se cili do te jete pozicioni i partive politike pas konstituimit te parlamentit ne raport me qeverisjen e ardhshme. Sipas Kushtetutes partia e pare e ka rastin e para te provoje formimin e qeverise dhe vetem nese deshton vijne ne shprehje opsionet e tjera.